KreuStil Jetese

Paul & Joe paraqet linjën e parë të të brendshmeve

Paul & Joe bashkohen me markën italiane Cosabella për të krijuar linjën e parë për të brendshme femrash me elemente nostalgjike dhe lozonjare, plotë ngjyra. Krijuesja dhe drejtoresha artistike e Paul & Joe, Sophie Mechaly, kishte dëshiruar të integronte në krijimtarinë e saj një linjë të brendshmesh, tashmë është e mudur falë këtij bashkëpunimi të ri.

Modelet Paul & Joe x Cosabella janë një sintezë e mjeshtërisë së markës italiane me shpritin francez, plot ngjyra delikate, materiale të zgjedhura me kujdes dhe stampime me lule mode vitet ’70. Universi shumë feminist i Cosabella dhe shpriti romantik i Paul & Joe lidhen për mrekulli në këtë bashkëpunim shumëngjyrësh dhe origjinal.

Koleksioni i parë i të brendshmeve Paul & Joe është një arritje e sigurt, me modele për të gjitha portofolet, duke filluar nga 20 euro. Mund të zgjidhni ose modele shumë vite ’70 me stampime nostalgjike, ose modele më romantike me dantella, me inspirim nga vitet ’40.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF