KreuBusull

Saimir Pirgu: Stop fushatës fyese të britanikëve ndaj shqiptarëve

Në një status të lënë në facebook-un e tij, tenori shqiptar i famshëm ndërkombëtarisht ka kërkuar që të ndahet fushata fyese e britanikëve ndaj shqiptarëve.
Ai i referohet posterave të fushatës antibrexit, ku vihej theksi se nëse Britania del nga BE, do të bëhet si Shqipëria.
Duke marr shkas nga këto komente, tenori shkruan në facebook:
“Britania votoj e morem vesh të gjithë! Por a ka mundësi që ky publicitet i shëmtuar ndaj Shqipërisë të ndalet? Kanë vërtet nevoje britanikët për ‪#‎brexit e tyre të përdorin vendin tonë vend e pa vend edhe pas daljes nga EU? Problemet e Britanisë nuk do të zgjidhen duke përdorur në mënyrë të vazhdueshme postera racistë ndaj Shqipërisë”, shkruan Pirgu.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF