KreuKuzhine

Këshilla për një ushqyerje të shëndetshme

Të pasurit një peshë ideale është dëshira e çdokujt, por akoma më e rëndësishme sesa të pasurit thjesht një peshë ideale është të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme. Dhe duke qenë se e nisëm me peshën ideale, për ta arritur atë nevojiten thjesht dy gjëra: të hash mirë (e pak) e të lëvizësh më shumë. Kuzhina e vërtetë përbëhet nga pjata delikate, me përbërës të cilësisë së parë. Ai që është mësuar të hajë me tepricë nuk mund kurrë të vlerësojë pjata të tilla të shëndetshme si peshku i rrallë, zarzavate të freskëta, supat me bishtaja të një shijeje të lashtë. Më poshtë ju tregojmë disa rregulla të thjeshta dhe praktike, të cilat do të ju vinë në ndihmë për një ushqyerje të shëndetshme.
1. Nëse është e mundur, bëni pazar çdo ditë. Një supë e ruajtur në frigorifer për disa ditë humbet shumë vitamina dhe elementë ushqyes.
2. Ziejini sa më pak të jetë e mundur ushqimet (zarzavatet, mishin, peshkun).
3. Zgjidhni ushqime integrale e biologjike nga vende ku nuk janë përdorur plehra kimikë e pesticide.
4. Konsumoni pak mish dhe kujdesuni që ai të jetë nga ferma, të cilat nuk i ushqejnë kafshët me antibiotikë apo hormone.
5. Konsumoni shumë peshk, mundësisht peshk deti dhe jo rezervati; peshku i detit është ndër të paktët që nuk mund të rritet në rezervat.
6. Mbas zierjes shtoni vajin e ullirit, e përdorni pak kripë.
7. Sa më shumë fruta e zarzavate të stinës e jo të serës.
8. Mos e teproni me pijet alkoolike, idealja është një gjysmë gotë verë e kuqe gjatë vakteve.
9. Evitoni alkoolet e forta.
10. Mos pini duhan.
11. Pak ëmbëlsira.
12. Të paktën gjysmë ore lëvizje në ditë.
Rekomandimi i fundit është ndoshta më i vështiri për t’u ndjekur: dembelizmi është i madh dhe koha në dispozicion është e pakët.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF