KreuStil Jetese

Fundjava e ‘nxehtë’ e yjeve shqiptarë të muzikës dhe ekranit

Temperatura të larta, diell, det, pushime….. këto janë mendimet që i vërtiten gjithësecilit në kokë gjatë kësaj stine. Veçanërisht personazhet e njohur janë ata që edhe pse shumë të ngarkuar këtë periudhë për shkak të angazhimeve verore, përsëri e llastojnë veten duke ia kushtuar fundjavën plotësisht asaj, shkruan InTv. Të shohim se ku e kanë kaluar fundjavën disa prej tyre:

Era Istrefi: Ka postuar këtë foto në Instagramin e saj ku duket si një sirenë e vërtetë në mes të detit. Pas shumë sukseseve ajo po shijon disa ditë pushimi.

Cozman: Jeta e tij personale dhe ajo artistike kanë qenë të mbushura me risi kohët e fundit. Por ndryshe nga herët e tjera kur i kalonte pushimet me Tunën, këtë herë reperi po i  kalon ato me shoqërinë. Aktualisht ai ndodhet në Dhërmi.

Arbana Osmani: Moderatorja e njohur ka nisur pushimet dhe kjo foto tregon se edhe Arbana ka zgjedhur detin.

Rozana Radi: Destinacioni i Rozanës për këtë fundjavë kanë qenë ishujt dhe plazhet grekë. Ajo ndodhet në Porto Katziki.  Fotot  nuk kanë nevojë për koment.

Nora Istrefi: Nora duket se po gjen qetësinë e shumëkërkuar këto ditë…në plazh, në Dhërmi. Ajo e ka hequr mënjanë sikletin dhe ka vendosur të marrë rreze dielli toples.

Afrona Dika: Ndërkohë bukuroshja Afronë po shijon bukuritë e Santorinit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF