KreuFashion

Jennifer Garner dhe Ben Affleck hedhin pas krahëve divorcin

Vitin e kaluar Ben Affleck dhe Jennifer Garner bën publike lajmin për ndarjen e tyre, por sikurse raporton “US Weekly”, ato kanë vendosur ti japin edhe një tjetër shans martesës së tyre, duke e hedhur pas krahëve divorcin.
Mesa duket dyshja pas 10 vitesh martesë, nuk janë ende gati të ndahen nga njëri-tjetri.
“Jen ishte shprehur se procedurat e divorcit do të nisnin shumë shpejt, por vetëm pak javë më parë gjërat kanë ndryshuar”, ka thënë një burim i afërt më aktoren 44-vjeçare. “Duket qartë që gjërat nuk po marrin atë drejtim”.
Garner, e cila akoma jeton së bashku me Affleck dhe fëmijët në të njëjtën shtëpi, thuhet se ende vazhdon të jetë e dashuruar me Ben, por fokusi i saj kryesor tashmë janë fëmijët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF