KreuStil Jetese

6 këshilla për të qenë elegante edhe në plazh!

1Në plazh dhe elegant? Po, mund ta bësh. Por duhet të ndjekësh këto 6 rregulla!

Bëni një pedikyr

Mund të jemi perfektë në plazh, por nëse këmbët tona lënë për të dëshiruar, gjithë puna ikën dëm. Përpara se të niseni në plazh është e rëndësishme të kontrolloni gjendjen e thonjve pa harruar të bëni një pedikyr.

Shmangni makiazhin

Makiazhi në plazh është një gjë e tepruar. Për të mbajtur një lëkurë të pastër, të shëndetshme e të shndritshme, më mirë një trukim të lehtë, ose shmangeni tërësisht.

Shmangni stilet hipi

Stili femëror i veshje boho-shik apo hipi ka dalë nga moda dhe nuk është i përshtatshëm për plazh. Evitoni veshjet me lule dhe të gjera duke u mjaftuar me një këmishë njëngjyrëshe ose klasike.

Mbani kapele të thjeshta, jo gjigande

Femrat kanë tendencë të mbajnë kapele të mëdha e të gjera, por nuk ju tregojnë aspak elegante. Mbani një kapele të thjeshtë, si çunat. Të tregon seksi dhe elegante njëkohësisht.

Flake peshqirin e plazhit

Peshqiri rreth mesit është një gjë sa e vjetëruar aq edhe e bezdisshme. Nuk ju tregon elegante dhe ju fsheh pjesët më të mira të trupit, të pasmet dhe këmbët. Flakeni!

Shmangni shapkat me gisht

Shapkat me gisht gjithashtu nuk janë të këshillueshme. Prej disa verash kanë dalë nga moda. Mbai shpaka normale ose thjesht plastike. E sigurtë që do dukeni më mirë./ BORDO

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF