KreuStil Jetese

Kurim bio kundër ankthit!

Në ditët e sotme, shumë njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe 70 % e tyre marrin qetësues në farmaci me recetë, ndërsa gjysma e tyre përdorin mjekësinë alternative.

Kamomili dhe rozmarina janë zgjidhjet ideale që mund t’ju vijnë në ndihmë dhe të parandalojnë ankthin me të cilin mund të jeni duke u përballur!

Kamomil: Një filxhan i ngrohtë çaj kamomil bën më të lehtë menaxhimin e ankthit. Studime të shumta kanë treguar se kjo barishte mund të jetë ilaçi më i mirë kundër depresionit, bazuar në përgjigjet e nxjerra nga pyetësorët lidhur me depresionin.

Rozmarina: Pavarësisht se mund të shërbejë si ilaç efikas për luftimin e ankthit, rozmarina është në fakt jashtëzakonisht e shijshme, dhe aroma e saj mund t’ju japë përfitime të mëdha. Ajo lehtëson tensionin nervor dhe rrit performancën njohëse dhe të kujtesës. Vaji esencial i rozmarinës gjithashtu mund të përdoret kundër depresionit.

Livando: Livando është një pjesë e rëndësishme e aromaterapisë dhe trajton më së miri depresionin apo çrregullimet nervore. Kjo bimë mund të përdoret duke shtuar disa pika në vaskë. Po ashtu, vendosni një qese me lule të thata livando nën jastëk.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF