KreuBusull

Plazhi i dashurisë, parajsë me hyrje të limituar: vetëm 116 turistë në ditë

Në brigjet meksikane gjendet i mrekullueshmi Plazhi i Dashurisë, një parajsë natyrale me ujë të kristaltë. Për të mbrojtur ekosistemin e tij të brishtë, autoritetet kanë vendosur për të lejuar një numër të kufizuar turistësh: vetëm 116 perona në ditë mund të vizitojnë ishullin.

Në arkipelagun e ishujve Marieta, në Meksikë, gjendet një plazh, i cili qysh prej emrit frymëzon magji dhe romancë: Plazhi i dashurisë. Një parajsë me një rërë tepër të bardhë dhe me ujërat e kristalta në brigjet e Puerto Vallarta. I mbyllur brenda një krateri vullkanik, është i arritshëm vetëm me not apo kayak nëpërmjet një tuneli prej 80 metrash që e lidh me Oqeanin Paqësor.

I quajtur edhe ‘Plazhi i Fshehtë’’, Pazhi zotëron një ekosistem shumë të pasur por tejet delikatë. Për të mirëmbajtur florën dhe faunën lokale, komisioni nacional për mbrojtjen e hapësirave natyral ka vendosur qysh prej fillimit rregulla shumë të rrepta: vizitat limitohen me deri në 116 persona në ditë, për jo më shumë se 30 minuta dhe për grupe të përbërë prej jo më shumë se 15 veta. Gjatë ekskursioneve, grupet janë nën vëzhgim të rreptë.

Qysh në vitet Gjashtëdhjetë studiuesi i famshëm i oqeaneve Jacques Cousteau kishte protestuar kundrejt shfrytëzimit pa dallim të kësaj hapësire, për të tutëluar Plazhin e Dashurisë apo edhe vende të tjera pranë tij. Kjo zonë, në të vërtetë ka pasur një histori të trazuar: duke qenë e pabanuar, ishulli u përdor për të zhvilluar testet ushtarake gjatë Luftës së Parë Botërore. Kanë qenë pikërisht pajisjet shpërthyese që i kanë dhënë zonës formën e saj karakteristike, duke vënë madje në rrezik ekosistemin e ishullit. Pas disa thirrjeve të vazhdueshme, Cousteau dhe pasuesit e tij mundën të bindnin autoritete që arkipelagun e Marietas park kombëtar ku gjuetia është e ndaluar, si dhe peshkimi apo aktivitete të tjera potencialisht të dëmshme. Edhe sot e kësaj dite në Marietas mund ë takosh breshka deti, delfinë, balena kurrizo e shumë mrekulli të tjera që janë një parajsë e vërtetë sidomos për ata që adhurojnë zhytjen.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF