Kërkoni një emër? Zgjidhni një mbretëror

Edhe për emrat ka një cikël. Moda e tyre ndryshon në kohë dhe hapësirë. Por janë disa emra që mbeten të pëlqyer kudo e kurdoherë. Disa syresh janë emrat mbretërorë, përveç se të bukur e të sofistikuar, përfaqësojnë dikë dhe kanë një domethënie. Nëse jeni në dilemë apo jeni në kërkim të një emri për vajzën apo djalin tuaj, ja disa sugjerime.

Pippa – Shkurtimi i emrit Philippa, që do të thotë “të apasionuar pas kuajve”.

Leopold – Emri i marrë nga Duka Leopold. Jo zyrtarisht, emri ka kuptimin “i dashuri i zemrës”.

Victoria – Mbretëresha e Anglisë, që do të thotë fitore.

Augustus – Ky emër nënkupton “rritje”. Nuk mund të gaboni duke mos e pëlqyer këtë emër.

Arthur – Emër i përdorur në të gjitha mbretëritë. Do të thotë “durim” dhe “mbret”.

Eugenie – Ky emër ka kuptimin “fisnikëri” dhe “nga një familje e mirë”.

Diana – Me gjasë mund të jetë princesha e zemrës suaj dhe e njerëzve.

Beatrice – Nënkupton “prurës i kënaqësisë”.

Catherine – Shkurt mund të jetë dhe Kate. Do të thotë “e pastër” dhe “e qartë”.

Charlotte – Ky emër do të thotë “e vogël”.

Harry – Nënkupton “I pari i shtëpisë”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *