KreuStil Jetese

“Debati” Clinton – Trump, në të njëjtin qiell

Javën e kaluar, Trump e quajti avionin e Clinton-it “kopje” në një postim në Twitter, pasi ajo prezantoi avionin tip Boeing 737 me moton “Stronger Together” në fillim të këtij muaji duke ftuar shtypin në pistë dhe në bord. Ndërkohë që avioni i Clinton-it është standard pa zbukurime të tepërta, Trump udhëton me avionin e tij privat model 757, me motor Rolls-Royce, rrip sigurimi larë me ar 24 karat dhe anë mëndafshi.  Dy mjete udhëtimi në dy anë krejtësisht të kundërta të spektrit të avionëve, Clinton dhe Trump janë të ndarë në dy pole edhe kur fluturojnë në të njëjtin qiell.

Në fakt, për dekada me radhë kandidatët presidencialë kanë ftuar gazetarët në pistë për t’i dëgjuar teksa flasin. Është pjesë e show-t politik: duke folur mbi një podium me një Boeing të madh në sfond, dhe tani, duke lidhur avionët e fushatës me vetë personalitetin e kandidatëve.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF