KreuCelebrity

Naomi Watts dhe Liev Schreiber ndahen pas 11 vitesh

Kjo nuk është aspak periudhë e mirë për yjet e Hollywood-it. Një tjetër ndarje pas asaj të çiftit Jolie-Pitt. Naomi Watts dhe Liev Schreiber do të ndahen pas 11 vitesh që janë bashkë. Çifti i aktorëve ka bërë me dije vendimin e tyre përmes këtij njoftimi.

“Gjatë muajve të fundit kemi dalë në përfundimin se zgjidhja më e mira për familjen tonë është që ne të ndahemi. Kjo gjë bëhet me shumë dashuri, respekt dhe miqësi në zemrat tona duke kërkuar të rrisim fëmijët tanë bashkë dhe të njohim këtë fazë të re të marrëdhënies sonë. Duke vlerësuar kureshtinë dhe mbështetjen tuaj, i lutemi shtypit të jetë i kujdesshëm me fëmijët tanë dhe të respektojë të drejtën e tyre të privatësisë.”

Watss dhe Schreiber kanë qenë partnerë që prej vitit 2005, por asnjëherë të martuar zyrtarisht. Ata kanë dy fëmijë bashkë, Alexander, 9 vjeç, dhe Samuel, 7.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF