KreuStil Jetese

Sot fenomeni “Hëna e Zezë”: për shumë lajmëron fundin e botës

Mund të jetë e nevojshme që të anuloni planet për fundjavë: sot parashikohet “Hëna e Zezë”, dhe për disa kjo është një shenjë e qartë se po afron fundi i botës. Gjatë ditës së sotme pjesa e ndriçuar e hënës do të përfundojë në konin e hijes së tokës, prandaj do të jetë thuajse e padukshme në qiell, gjatë natës.

  Edhe pse ky fenomen ndodh thuajse një herë në çdo 32 muaj, teoricienët e konspiracionit thonë se, për shkak të aktiviteteve të tjera qiellore, kësaj here do të jetë i veçantë. Dita e parë e muajit të shtatorit ka sjellë me vete një eklips të diellit në unazë, në të cilin Hëna është në përputhje me Tokën dhe Diellin, duke e bërë të duket posi një unazë.

 

Këto ngjarje, bashkuar me Hënën e Zezë, i bëjnë teoricienët e konspiracionit t’i druhen më së keqes. Edhe të krishterët kanë qenë gati për të nënvizuar rëndësinë e të dyja fenomeneve për sa i përket asaj që thuhet në Bibël. Sipas faqes së web-it “Signs of the End Times”, në vangjelin e Mateos, kapitulli 24:29, shkruhet “Pas këtij fenomeni ogurzi, dielli do të errësohet dhe hëna nuk do të shfaqë më dritën e saj, yjet do të rrëzohen nga qielli dhe fuqitë qiellore do të tronditen”.

Në thelb, teoricienët mendojnë se pjesa e parë e profecisë është përmbushur në fillim të këtij muaji me eklipsin e diellit, dhe sot do të jetë dita në të cilën “hëna nuk do të shfaqë më dritën e saj”. Një teoricien ka shkruar në Facebook: “ Këto shenja po na paralajmërojnë ardhjen e afërt të Perëndisë.

Po i afrohemi fundit të botës dhe fundit të jetës mbi Tokë për çdo njeri. Çdo ditë, duhet të afrohemi me Shpëtimtarin tonë Jezu Krishtin. Asnjë nuk do të mund t”i shpëtojë asaj që do të ndodhë mbi Tokë”. Megjithatë, shkencëtarët thonë se nuk ka asgjë të cilës mund t’i druhemi, dhe toka do të vazhdojë të ekzistojë normalisht edhe pas Hënës së Zezë. Hëna e Zezë do të jetë kryesisht e dukshme në hemisferën e perëndimore, në Amerikën Veriore dhe Jugore, por edhe në pjesët më perëndimore të Evropës. Kulmi do të arrihet në orën 20:11.

                                                                                            /Bordo/ Përshtati: Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF