KreuStil Jetese

Shpenzon 23 milionë euro për t’i ngjarë David Beckham, por nuk ja del mbanë

 

Jack Johnson është një 19 vjeçar i fiksuar pas David Beckham deri në atë pikë sa të shpenzojë 23 milion euro për t’i ngjarë, por pa rezultat: “Duhet të shpenzoj të paktën 40 milion euro të tjera dhe mezi pres që të vihet re progresi”.

Kjo nuk është historia e zakonshme e një personi të fiksuar pas vip-it të tij të preferuar deri sa të shpenzojë një pasuri të tërë në kirurgjinë plastike për t’i ngjarë atij. Kjo është për të qenë të saktë, historia e trishtueshme e një personi të fiksuar pas vipi-it të tij të preferuar në atë pikë sa të shpenzojë një pasuri të tërë në kirurgjinë plastike por pa ia dalë mbanë. Është absurde historia e Jack Johnson, 19-vjeçarit topolak që ,në nismën e tij të pamundur dhe të vështirë për tu bërë si David Backham, ka bërë ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale duke shpenzuar 23 mijë euro. Gjatë një interviste në programin “This Morning”, djali duket i lumtur për zgjedhjen e tij ndërsa prezantuesi mundohet që t”i shtijë disa dyshime rreth logjikës e arsyetimit të tij.

Jack Johnson ka në program të shpenzojë të paktën 40 milonë euro të tjera për të plotësuar transformimin e tij, por më e keqja për 19-vjeçarin është se ai ka marrë kredi për thuajse më shumë se 50% të shifrës që ka shpenzuar, dhe ka ndër mend të kërkojë hua të tjera për të vazhduar metamorfozën e tij.

“Nuk është e trishtueshme që t’i vazhdon të bësh një gjë të tillë edhe pse nuk ka rezultate?” – e pyet Philip Schofield, por “i vogli” Jack e ka përgjigjen gati:

“Nuk më ven aspak keq, madje mezi pres që të shikoj progreset”- shprehet ai.

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF