KreuStil Jetese

Armina Mevlani me fundin e qepur nga e ëma, në mesin e femrave më seksi sipas “GQ”

Edicioni britanik i revistës mashkullore “GQ” ka publikuar listën e femrave më seksi në javën e modës në Paris. Ky është një listim që nuk mungon asnjëherë, por e veçanta e këtij viti është se në këtë listë ndodhet edhe një bukuroshe shqiptare. Bëhet fjalë për blogeren e modës Armina Mevlani e cila është radhitur në mesin e vajzave më seksi dhe më me stil që kanë ndjekur nga afër koleksionet e pranverë-verës 2017 në kryqytetin francez.

Në shkrim thuhet se kur vjen puna te femrat shik, asnjë qytet nuk e konkurron Parisin. Në javën e modës atje, ka qenë fotografi “street style” Robert Spangle, objektivit të të cilit nuk i ka shpëtuar as bukuroshja jonë Arminë. Përveç formave të saj, padyshim që ka rënë në sy edhe veshja, e cila ka një të veçante. “Fundin e ka qepur mami im.” – tregon Armina për BORDO. Kjo e bën edhe më të veçantë këtë look, i cili plotësohet nga një kanotierë “American Apparel”, çanta-kuletë në formë buze nga dyqani i blogeres si dhe nga syzet “Givenchy”.

Më herët, fotografitë e Arminës janë publikuar edhe në revistën “Elle” apo dhe faqe të tjera të rëndësishme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF