KreuStil Jetese

Shafrani përmirëson… shikimin!

Thuajse çdo vit njerëzit harxhojnë shumë të konsiderueshme parash për të blerë syze të reja, pasi niveli i shikimit në sytë e tyre ulet me kalimin e kohës. Përgjithësisht, syzet që përdorim na ndihmojnë të përmirësojmë shikimin, por jo të rregullojmë sytë tanë.

Nëse vini re ndonjë problem me sytë dhe në veçanti me shikimin, bëni mirë të drejtoheni tek një mjek i specializuar, pasi është më mirë të kapni problemin që në fillim dhe ta trajtoni atë, sesa ta lini kohën të kalojë.

Fatmirësisht ka një kurë natyrale, e cila ju ndihmon të përmirësoni shikimin.

Shafrani është një nga erëzat më të shtrenjta, e cila prodhohet nga një lule e njohur si saffron crocus. Studimet kanë treguar se shafrani mund të ndalojë verbërinë dhe të shërojë sëmundjet e ndryshme të syrit. Gjithashtu, suplementet e shafranit frenojnë sëmundjet që vijnë me moshën si dhe degradimin makular, çka mund të çojë në verbëri totale. Kjo erëz kushton mbi 800 $ në varësi të cilësisë.

Përdoret në mënyra të ndryshme: si erz ushqimore, si agjent ngjyrues apo për trajtimin e më shumë se 90 sëmundjeve.

Shafrani është i pasur me antioksidantë karotenoidesh, crogin dhe crogëtin, të cilat kanë veti mbrojtëse për qelizat dhe neuronet. Crogina e gjetur në shafran ka aftësi të parandalojë krijimin e peroksidizimit të lipoideve.

Studimet kanë treguar se suplementet orale të shafrani (rreth 20 mg në ditë) të marra në periudha tre mujore, mund të përmirësojnë dukshëm dhe ndjeshëm shëndetin e syve. Një studim i realizuar tek pacientët e diagnostikuar me probleme në sy dhe më konkretisht me degradim makular, të cilët i janë nënshtruar terapisë me shafran, kanë treguar përmirësime të dukshme për funksionin e retinës dhe aktivitetin e shikimit.

Konsumi i shafranit është një mënyrë natyrale për të ngadalësuar dhe për të përmirësuar shikimin e humbur nga degradimi makular. Konsumi i rregullt i shafranit lejon rigjenerimin e syrit dhe përmirëson ndjeshëm shikimin.

Shafrani ka aftësi të ndikojë në mënyrë të menjëhershme tek gjenet që janë përgjegjëse për rregullimin e acideve yndyrore në membranën qelizore, të cilat forcojnë shikimin në qelizat e syrit dhe i bëjnë ato të jenë më rezistente.

Por, lind pyetja, sa shafran duhet të konsumojmë çdo ditë?

Tradita organike rekomandon të konsumohet 1 gram shafran në ditë. Megjithatë, në varësi të problemit dhe shkallës së degradimit të shikimit, ju mund të konsumoni deri në 20 mg shafran si ushqim në dietën ditore. Mund ta konsumoni shafranin si erz apo ta përgatisni në çaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF