Sezoni i ri në lidhje me modën për meshkuj, për sa i përket mjekrës dhe flokëve do të na habisë. Mjekra e gjatë që ishte në modë kohët e fundit do të shkurtohet në mënyrë drastike, ndërsa do të jetojmë kthimin e madh të stilit të viteve nëntëdhjetë, midis look-ut “grunge” dhe atij si djalë i një bande. A jeni gati?
Vjeshta ka trokitur, por çfarë sezoni do të jetë ky për meshkuj? Më shumë apo më pak me mjekër se ajo që kaloi? Në vitet e fundit kanë qenë të shumtë ata që kanë rizbuluar kënaqësinë e të “kultivuarit” mjekrën e tyre, në stilin “long John”. Tani është koha që ta harrojmë të shkuarën dhe të përgatitemi për një rikthim total në stilin e viteve nëntëdhjetë, që përfshin flokë të gjata të stilit rok, dhe krehje të tipit “boy band”. Ajo që është e sigurt është që mjekra do të shkurtohet dhe do të zgjaten mustaqet, ndërsa flokët do të jenë ose shumë të shkurtër ose shumë të gjatë. Lamtumirë prerjeve mesatare!