KreuStil Jetese

Halloween: Nuk dini çfarë të vishni?

31 tetor ora 18:00. Mbrëmja e Halloween vjen për dy orë dhe me sa duket, si gjithnjë, ende nuk keni gjetur një maskim. Megjithatë, mos u vini në panik, zgjidhja me siguri gjendet tek veshja juaj. Nëse kjo festë mbetet një eveniment emblematik dhe i pashmangshëm përtej Atlantikut, në Shqipëri janë të paktë ata që i zënë ethet për të përgatitur kostumin e tyre për këtë mbrëmje që i përkushtohet temës së horrorit. Në fakt, e rëndësishme është që të kesh një kostum, të jesh i frikshëm më shumë është një mundësi.

Për ato që nuk kanë kohën apo dëshirën të përkushtohen në një kostum, mjafton të ktheheni nga ekrani i vogël për të gjetur frymëzimin e duhur për të kopjuar. Duke kërkuar mirë, elementet për të dhuruar iluzione fantastike janë në dorën tuaj. E vetmja gjë që duhet të bëni është të shtoni ndonjë aksesor të vogël ose pak makijazh.

Por për ata që duan të qëndrojnë në temën e horrorit shumë mirë mund të mendoni për personazhet e “Familjes Adams”, të “Corpse Bride” apo “The Ring”. Personazhi i “Badass” është gjithashtu një alternativë e thjeshtë dhe fantastike për këtë mbrëmje. Por për ato që duan të shëtisin gjithë mbrëmjen të veshura super seksi personazhi perfekt për të imituar është Harley Quinn version “Suicide Squad”. Fundja, mbrëmja e Halloween kërkon edhe pak erotizëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF