KreuArt

Atelieja, parfumet e rinj, bizhutë e BORDO At’Nikolla i rrëfen tek RUDINA

 

Stilistja Enada At’Nikolla e ftuar dje në emisionin RUDINA, të Rudina Magjistarit ka ndarë shumë nga projektet e saj: atelieja dhe krijimtaria aktuale, parfumi me aromat e reja, që do të prezantohet këtë dhjetor, bashkëpunimin me linjën e bizhuve milaneze Lilla Tabasso dhe projektin e suksesshëm me revistën BORDO!

Rudina: Sot kemi të ftuar një personazh karizmatik në vetvete, por që përfaqëson mbi të gjitha një grua në karrierë, një stiliste nga më të njohurat që ka krijuar një brand të mirëfilltë të emrit të saj. Bëhet fjalë për stilisten Enada At’Nikolla e cila si gjithmonë vjen me një stil shumë novator, shumë frymëzues, shumë elegant, shumë glamur.

Enada At’Nikolla, mirëserdhe!Kënaqësi! Dukesh në formë të shkëlqyer, shumë elegante!

Enada: Po ti të detyron, se të fut si në sfilatë këtu!Aq më tepër për këtë emision që ka gjithë këtë shikueshmëri ja vlen ky impenjim! Por si gjithë njerëzit e tjerë edhe unë e kam problem shpeshherë ngjaj më e shëndoshë seç jam, sepse dihet duhet edhe të dish të vishesh.

Rudina: Edhe ti lodhesh duke kombinuar?

Enada: Po, edhe lodhem. Mërzitem se pavarësisht se kam këtë profesion edhe unë jam si gjithë njerëzit e tjerë. Kështu që duhet të përpiqesh që të dukesh bukur.

Rudina: Pra edhe ti harxhon kohë para pasqyrës?

Enada:Më shumë para emisioneve. Varet se si do të ta organizoj ditën. Por, përgjithësisht përpiqem të kujdesem për këtë pjesë pasi ashtu siç e thatë edhe ju përfaqësoj një emër, dhe më duhet ta përfaqësoj denjësisht këtë emër, por nuk jam maniake e të veshurit.

Rudina:Ndihesh e privilegjuar për këtë fat qoftë edhe nga natyra që t’i ka dhënë këto dhunti për të arritur deri këtu.

Enada: Po ndjehem shumë mirë me çfarë kam edhe me çfarë arrij herë pas here. Kam kënaqësi që të bëj gjëra të reja, gjithmonë brenda profesionit që jam, nuk shpërndahem, por brenda punës sime dal nëpër degëzime, të cilat lidhen në një pikë qëështë stili, tëstiluarit, për gjëra të ndryshme, për ta bërë sa më komplekse, sa më të plotëatë me të cilën merrem përditë.

Sa vite u bënë që t’i ke filluar të merresh me stilim?

Duket numri i madh, por 20.

20 vite. Në fakt para 20 vitesh unë e mbaj mend mirë, që kur thuhej do merem me stilim, do bëhem stiliste tingëllonte si shumë e çuditshme ose shumë abstrakte, një gjë që s’kishte lidhje me emrin realitetin shqiptar.

Po ishte një emër i madh edhe interesant, dukej një profesion i lezetçëm edhe shumë i bukur për një femër sidomos.

Kurse tani është definuar tërësisht si profesion.

Ka dalë, nuk është më një rastësi.Janë20 vite punë, nuk janë1, 2 vjet apo 5, kur mund të thuash u përpoq, shpenzoi diçka… Por kur kjo punëvazhdon për 20 vjet pastaj është me të vërtetë një profesion, i cili ndërtohet hap pas hapi, tull pas tulle për të mos u kthyer mbrapsh.

Çfarë të frymëzon ty Enada për të krijuar një veshje të re?

Po më pëlqen të shijoj gjëra të bukur, më pëlqen të jetoj bukur. Edhe kur nuk e gjej të bukurën jashtë, përpiqem ta krijoj në botën, në të cilën unë punoj përditë. Dhe duke dashur ta bëj sa më të bukur botën ku unë jetoj edhe kaloj gjithë orët, gjithë ditët e mia! Nuk është se unë nisem me mendjen do bëhem një stiliste e madhe, dua të kem sukses dhe të gjitha këto, jam përpjekur gjithmonë për të bërë një gjë sa më bukur, sa më mirë edhe për të marrë kënaqësi vetë e para, pastaj kur t’i arrrin të marrësh kënaqësi vetë, e plotëson veten tënde. Ke arritur të marrësh në të njëjtën kohë suksesin apo pëlqimin e të tjerëve.

Enada, jeni e preferuar nga shumë personazhe publikë.Ështëe vështirë të punosh me ta?

Jo, nuk e kam të vështirë. Tani kam arritur në atë pikë që arrij t’i kuptoj shumë shpejt dhe kollaj. Ua di edhe natyrën pak a shumë pasi i kam parë, i kam njohur… Kështu që kur kalon në këtë fazë pak nga pak dhe ditë pas dite kthehet në një normalitet. Përmua nuk është e vështirë, biles është shumë e kollajt, mjafton të bëhet pjesë e atelisë dhe pastaj as vetë nuk kanë nevojë të krijojnë ankth për të patur veshjen e duhur diku, apo qoftë edhe në jetën e përditshme.

Një nga veshjet e fundit e veshur nga personazhet VIP, është rasti i artistes botërore, Bebe Rexha në javën e modës në Neë York. Si u organizua?

Bebe Rexha ishte këtu në koncertin që u organizua. Ajo erdhi në atelie, ndenjëm gjatë, biseduan. Natyrisht që e orientuan për të ardhur, i kishin folur mirë, kështu që kaluam orë të këndshme. Ishte një personazh shumë interesant dhe ndryshe nga çfarë shohim në ekan. Ajo zgjodhi disa gjëra nga ato që ishin në atelie. Këmisha e bardhë i pëlqeu shumë!

Është një eksperiencë tjetër edhe për ty që një fustan i yti të sfilojë në javën e modës në Neë York.

Poështë gjithmonë bukur edhe sidomos kur nga publiku i gjerë lakohet. Sepse ne punë të bukura bëjmë përditë. Ato veshje në fakt ishin në atelie gjendje. Ishin pëlqyer, por në fund fare duhet të jetë dikush që ka se ku t’i prezantojë edhe ku t’i veshë. Sigurisht që mua më bëhet shumë qejfi për entuziazmin edhe për kënaqësinë që ajo pati për të zgjedhur.

Kurse eventi më i fundit ishte edicioni i fundit i festivalit “Marie Kraja”, ku kishit veshur prezantuesen dhe drejtoren Zana Çelën që ishin të gjitha fustane tëbukura dhe një rast le të themi për veshje më mondane , siç ka karakteristikë edhe ky lloj aktivitetti.

Po është një skenë e madhe, një skenë që ka pompozitetin e duhur, pastaj dihet të gjitha atmosfera, ndriçimi, vetë personazhet qoftë Zana, qoftë Enkeleda prezantuesja ishte shumë interesante, me trup të bukur e ëmbël. Çdo gjë reflektohet edhe ti merr punën tënde mbrapsh, të kthehet në një reklamë të mirë.

Në faqen tuaj të instagramit kohët e fundit kemi parë të hedhura disa foto bizhuterish të mrekullueshme. Është një tjetër risi kjo që ti ke sjellë në atelienë tënde,por që këtë radhë ti je një përfaqësuese që i ke sjellë ato në Shqipëri, pasi janë të një stilisteje milaneze. Apo jo?

Bashkëpunimi erdhi shumë natyrshëm, pasi stilistja milaneze e këtyre bizhuve kërkonte një bashkëpunim me një stiliste në të cilën pasi e pa edhe ndoqi edhe ajo pak edhe në Instagram, apo në vendet që kemi. Edhe kërkoi një bashkëpunim për të krijuar diçkabashkë , por unë nuk i lashë të ktheheshin më mbrapsht produktet që më sollën për të parë . Dhe deri në një ditë të afërme që do jetë me bizhu të stiluara prej meje edhe  të prodhuara prej saj.

Duhet të jenë pak të kushtueshme kam përshtypjen apo jo?

Të kushtueshme janë mesatarisht, pasi janë të buzhi, në fund të fundit janë qelq, kanë një punë delikate, shumica janë të punuar me ar edhe argjend për t’i bërë në një vlerë më të mirë. Por, aman kanë me të vërtetë shumë sy. E ngrenë menjëherë pamjen e një veshjeje!

Një projekt tjetër i yti ka qenë në fakt edhe krijimi i një linje, i nxjerrjes në treg i një linje parfumesh. “Enada At’Nikolla Prive” që ti ke nxjerrë dhe kam përshtypjen është shitur menjëherë apo jo?

Në fakt nuk ma mori mendja që do kishte një sukses të tilllë. Kisha dëshirë dihet!Stilistët në gjithë botën kanë krijuar parfumet e tyre, dhe unëkisha pak dëshirë të isha e para që do bëja këtë gjë në Shqipëri. Mëështë dhënë mundësi të jem në këto kushte edhe e pata edhe për kënaqësi. U habita në fakt me për dashamirësinë që njerëzit kanë ndaj emrit që ti ke krijuar dhe me të vërtet nga kërkesat… U ndjeva e përkedheur dhe mendova që njerëzit mua, – jo të gjithë, – por një pjesë e mirë më duan!

Si punove për aromën e parfumit?

Punova me një profesionist, italian edhe ai i cili në fakt ka krijuar parfum edhe për MaxMara-n. U njohëm nga miq të përbashkët. Ata ishin në Tiranë dhe nga një veshje e parë nënjë vitrinë erdhën në atelie. Pastaj u njohëm. Një proces ky qëështëpak a shumë si puna e horoskopit. Ai vërejti natyrën time, edhe unë i thashë që parfumi duhet të flasë në emrin tim!

Por, në projektin e ri përveç Enada At’Nikolla Prive që del në edicionin e dytë do vinë katër flagranca. Dua të jem gati për Krishlindjet dhe Vitin e Ri me katër aroma të tjera për meshkuj dhe katër për femra. Sigurisht që janë në numër të pakët, të kontrolluar pasi flitet për një klientelë të ateliesë, qëështe e vogël në numë , që ka një gamë të gjerë zgjedhjeje, por prapë në numër të minimizuar.

Shumë interesante kështu që do presim në dhjetor se cilat do yë jenë frarancat e reja!

Do vish ta zgjedhësh një në atelie, sepse e meriton!

Do vij ta zgjedh sepse jam me të vërtetë shumë kurioze.

Jam duke punuar me dikë me të vërtetë të zotin në këtë fushë, kështu që mendoj se nuk është vetëm ideja për të bërë parfumin e parë apo edicionin e dytë të tij , por dua në fund farë të sjell një produkt të mirë.

Ndërkohë që një tjetër projekti i yti që ka pasur gjithashtu shumë sukses është në fakt revista, revista BORDO. Një revistë shumë cilësore. Unë herë pas here edhe kur e kam pasur në program, apo kur kemi pasur vajzat e kopertinave këtu e kam quajtur edhe më duket ndonjëherë sikur është Vogue shqiptar!

Faleminderit shumë.

Duket sikur ne kemi një revistë mode që përfaqëson shumë mirë, modën në Shqipëri dhe modën në botë. Duket sikur kemi një informacion shumë të pasur në këtë revistë.

Jemipërpjekur qëtë arrijmë në këtë nivel, ti e di më mirë se kushdo qëështë e vështirë. Megjithatë kemi punuar për të patur në dorë një revistë që ne vetë do të kishim dashur ta shfletonim, për të mbushur orët bosh, për t’u kënaqur, për të lexuar shqip në revistë, për të pasuruar sa më shumë gjëra që kanë lidhje me modën dhe artin dhe të tjera që ndodhin në Shqipëri , kështu që numër pas numri është gjithmonë edhe më e plotë. Edhe ne duam që e gjithë revista të flasi shqip, pavarësisht se flitet me këtë gjuhë. Këtu gjërat ekzistojnë, dikush është përpjekur, dikush meret me produkte, me gjëra të mira, dikush bën art të mirë duhen evidentuar. Ne jemi përpjekur ta paraqismi këtë sa më mirë edhe kjo është një revistë për të gjithë,- nuk e di a ndjehet?! Në kopertina kemi përgjithësisht modele për të nxjerrë në plan të parë një imazh të ri, të bukur, dhe mendoj se bëhet një punë cilësore. Revista del njëherë në dy muaj. Punojmë gjatë, sepse dihet kjo kërkon me të vërtetë shumë punë. Është diçka shumë e bukur edhe jemi të kënaqur!

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF