KreuStil Jetese

Nora dhe Tuna vishen njësoj. Rastësi apo…?!

U bë kohë në fakt që flitet për një lidhje të mundshme midis Tunës edhe Patrisit, kunatit të Norës, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Ndërkohë, një detaj që ndoshta i takon vetëm rastësisë të bën të mendosh se dy kunatat e supozuara, kanë një marrëdhënie të mirë, aq sa shkëmbejnë edhe rrobat e njëra tjetrës. Ato janë shfaqur në një event bashkë, në të cilin Nora kishte veshur  një pellush të gjatë shumë të këndshëm ngjyrë blu.

Mund të jetë i njëjti, në mos Tuna e ka pëlqyer aq shumë sa për të blerë një të pellush të ngjashëm të cilin ajo e kishte veshur gjatë një performance live. Ku i dihet, ndoshta këngëtaret mund të shkëmbejnë veshjet e njëra tjetrës ose ndoshta thjesht ide, por nga sjellja e tyre gjer tani duket se ato e vlerësojnë njëra-tjetrën, edhe që kanë gusto të ngashme…

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF