KreuArt

Besa ka gati këngën e re, “Kokëfortë”

Besa është një nga këngëtaret më prodhimtare në muzikën shqiptare. Shprehja “sasia nuk është gjithnjë cilësi”, bie poshtë. Kjo, pasi artistja gjithnjë prezantohet para publikut me këngë dhe video të kuruara deri në detaj, të cilat shumë shpejt shndërrohen në hite.

Ndërsa gjatë verës u prezantua me këngët “Hangover” dhe “1,2,3” duet me Flori Mumajesin, tani radhën e ka një tjetër këngë. Titulluar “Kokëfortë”, ky është një krijim i Flori Mumajesit në muzikë dhe tekst ndërsa videoklipi është punuar nga “Pinkmoon video”. Bëhet fjalë për një baladë, ndërsa Besa për BORDO konfirmon se kënga do të publikohet më 20 nëntor.

Ndërkohë, Besa ka një tjetër angazhim artistik. Ajo do të jetë e ulur në karrigen e gjykueses së talenteve të rinj në spektaklin “The Voice” që do të nisë së shpejti, krah kolegëve të saj Rona Nishliu, Alban Skënderaj dhe Xuxi.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF