KreuStil Jetese

Çfarë u tha Obama të bijave pas fitores së Trump

Përshtati: Anila Dedaj

“Njerëzit janë të komplikuar”: fjalët që Obama u tha të bijave rreth pasojave të fitores së Trump

“Si ua shpjegova vajzave të mia rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe episodet e dhunës që vijuan? U thashë se njerëzit janë të komplikuar”.

Flet Obama në një intervistë të gjatë për The New Yorker në të cilën ka treguar ndjesitë dhe prapaskenat që kanë pasuar fitoren e Trump, në një bisedë ku shfaqet me tone të sigurta, dhe që ngjallin shpresë.

“Shoqëria dhe kulturat janë shumë të komplikuara… Nuk bëhet fjalë për matematikë; bëhet fjalë për biologji dhe kimi. Bëhet fjalë për organizma të gjallë, dhe për një konfuzion të madh. Puna juaj si qytetarë dhe qenie njerëzorë është ajo e të afirmuarit veten,të ngriheni edhe të luftoni që njerëzit të respektohen, të trajtohen me mirësjellje dhe të kuptohen.” Janë pikërisht këto fjalët që Obama u ka thënë të bijave Malia-s, 18-vjeç dhe Sasha-s, 15-vjeç.

“Ju duhet të ndërgjegjësoheni se në disa momente do t’ju duhet të përballeni me njerëz fanatikë, ose fanatizmi në çaste të caktuara mund të shfaqet brenda jush edhe atëherë ju duhet ta luftoni. Nuk do të ndalet dhe ju nuk duhet t’i dorëzoheni atij. Mos filloni të shqetësoheni për apokalipsin. Thjesht përveshni mëngët dhe filloni të kuptoni se ku duhet të kontribuoni që të ketë progrese”.

Një fjalim intim, midis një babai dhe vajzave të tij, por që në një farë mënyre u drejtohet të gjithë amerikanëve që i druhen asaj që do të sjellë fitorja e Trump. Rreth këtij argumenti ish presidenti nuk ka dashur të alarmojë askënd. Madje  në një diskutim para zgjedhor ai u shpreh “Pavarësisht nga ajo që do të ndodhë, nesër në mëngjes dielli do të dalë dhe Amerika do të jetë ende kombi më i madh mbi këtë tokë”. Edhe këto ditë ai s’ka dashur të krijojë pesimizëm dhe shprehet kështu: “Nuk besoj në apokalips, derisa të ndodh një gjë e tillë. Asgjë nuk përfaqëso fundin e botës, përveç fundit të botës”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF