KreuCelebrity

Kush ishte Fidel Castro

Në dukje i adhuruar nga të gjithë në vendin e tij, ish-presidenti kuban, Fidel Castro kishte miq dhe armiq jashtë vendit.

Ai ndërmori lëvizje revolucionare në Amerikën Latine dhe Afrikë, por qasja e tij e ashpër ndaj opozitës në Kubë bëri që edhe mbështetësit e tij të ndiheshin të pakënaqur.

Në më shumë se gjysmë shekulli në skenën politike botërore, Fidel Castro ishte një figurë ikonike e të majtëve ndërkombëtare, simbol i rezistencës së suksesshme ndaj fqinjit të tij gjigant në veri si dhe një burim shqetësimi, me raste, ndaj miqve të tij evropianë.

Në hemisferën e tij, ai ishte nxitësi dhe frymëzimi për lëvizjet revolucionare në të gjithë Amerikën Latine, qoftë edhe duke dërguar mikun e tij dhe shokun e armëve Che Guevara për të nxitur një kryengritje në Bolivi gjatë viteve 60’ apo duke u dhënë ndihmë dhe mbështetje ushtarake sandinistëve dy dekada më vonë.

Castro jetoi mjaftueshëm për të parë një version të politikës së tij antiamerikane që u transformua në një lëvizje që solli në pushtet presidentin Hugo Chavez të Venezuelës, Evo Morales të Bolivisë dhe më së fundi, Rafael Correa të Ekuadorit dhe Daniel Ortegën të Nikaraguas.

Ai jetoi gjithashtu për të qenë dëshmitar i përmirësimit të marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen e pasardhësit dhe vëllait të tij, Raul Castro.

Në vitin 1975, rreth 36 000 trupa kubanë u dërguan në bordin e avionëve rusë në Angola për të ndihmuar qeverinë marksiste që të luftonte kundër pushtimit nga forcat e Afrikës së Jugut dhe të shtypte një kryengritje nga rebelët UNITA.

Në vitet 1987-1988, trupat kubanë u rikthyen në Angola duke ndihmuar qeverinë që të shmangë një tjetër sulm nga Afrika e Jugut, duke i dhënë fund në mënyrë efektive mbështetjes së Pretoria të UNITA-s.

Më shumë se 2 000 ushtarë kubanë luftuan dhe vdiqën përkrah ushtrive çlirimtare në Afrikën Jugore, duke përfshirë edhe krahun militant të ANC (Kongresi Kombëtar Afrikan).

Këto veprime dhe rezistenca kokëfortë e Castros ndaj përpjekjeve të SHBA-së për ta vrarë apo rrëzuar atë e transformuan në një figurë legjendare për të majtë evropianë, të cilët në prag të Luftës së Vietnamit, e konsideruan SHBA-në si një komb pushtues dhe kërcënim për paqen në botë.

Megjithatë, masat represive të liderit kuban në vend ndaj kundërshtarëve politikë, artistëve dhe intelektualëve e bënë “El Maximo Lider” një njeri të vështirë për t’u pëlqyer nga mbështetësit e vetëquajtur të demokracisë.

Një pikë kritike në marrëdhëniet e tyre ka ndodhur në mars të vitit 1971, kur Castro urdhëroi arrestimin e Heberto Padilla, një nga poetët kryesorë të Kubës.

Më pak se dy javë më vonë, dhjetëra shkrimtarëve të shquar evropiane dhe të Amerikës Latine botuan një letër të hapur proteste, drejtuar Castros, në gazetën e përditshme franceze “Le Monde”.

Nënshkruesit e kësaj letër proteste përfshiheshin Simone de Beauvoir, Jean-Paul Sartre, Carlos Fuentes, Mario Vargas Llosa dhe Hans Magnus Enzensberger.

“Në këtë moment, kur vendosja e një qeverie socialiste në Kili dhe situata e re në Peru dhe Bolivi ndihmojnë që të bëhet e mundur thyerja e bllokadës penale imponuar Kubës nga imperialistët e Amerikës së Veriut,  përdorimi i masave represive kundër intelektualëve dhe shkrimtarëve, të cilët kanë ushtruar të drejtën e kritikës gjatë revolucionit mund të ketë pasoja shumë negative në mesin e forcave anti-imperialiste në të gjithë botën dhe veçanërisht në Amerikën Latine, për të cilën Revolucioni kuban është një simbol dhe një flamur “, thuhet pjesërisht në letër.

Reagimi i Kastros ishte i shpejtë dhe i ashpër ndaj letrës ku u shpreh se Kuba nuk ka nevojë për këto pseudo-të majtë të pacipë, të cilët jetojnë larg nga lufta, në Paris, Londër apo Romëi dhe u zotua që në të ardhmen nuk do të lejojë hyrjen në Kubë të këtyre borgjezëve, agjentëve liberalëve dhe të CIA-s,

Por çfarë pritej nga një njeri i cili, në një fjalim të vitit 1961, vendosi rregullat për artin dhe besnikërinë ndaj vendit, për kauzën dhe veten e tij?

“Në kuadër të revolucionit, çdo gjë; kundër revolucionit, asgjë”, u zotua ai.

Represioni i vazhdueshëm i Kastros në vend bëri që të zbehet ylli i tij në mesin e politikanëve më pak radikale të krahut të majtë të Evropës dhe intelektualëve.

Gjatë një vizite në Spanjë në fillim të viteve 1990, Castro dëgjoi mbështetësin i tij të dikurshëm, ish-kryeministrin spanjoll, Felipe Gonzalez, të deklaronte se “rreziku kryesor për demokracinë nuk është varfëria, por”ata të cilët nuk besojnë në demokraci, dhe që i tërheqin njerëzit në aventurat populiste nga të cilat nuk ka kthim”.

Në vitin 2003, parlamenti i Italisë u mblodh për të diskutuar masat për të protestuar arrestimin e 75 kundërshtarëve të Castros si dhe ekzekutimin e tre burrave të cilët rrëmbyen një traget në përpjekje për t’u larguar drejt Shteteve të  Bashkuara të Amerikës.

Përplasja gjatë arrestimeve përkeqësoi marrëdhëniet e Castros me Bashkimin Evropian, pasi Brukseli njoftoi “një vonesë të pacaktuar” lidhur me kërkesën e Kubës për t’u bashkuar në marrëveshjen Cotonu mbi tregtinë mes anëtarëve të BE-së, vendeve të Afrikës, Karaibeve dhe grupit të Paqësorit.

Havana nga ana e saj tërhoqi kërkesën për t’u bashkuar, duke deklaruar në një shënim, “Kuba ka rezistuar për më shumë se 44 vjet bllokadës, agresioneve dhe kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa dorëzuar dhe duke pasur parasysh këtë nuk sheh ndonjë arsye për të pranuar presione nga dikush tjetër.”

Megjithatë, udhëheqësi ikonik kuban mbeti një hero për shumë të majtë evropianë.

Në vitin 2001, Hallgeir Langeland, një anëtar i krahut të majtë të parlamentit norvegjez, nominoi atë për çmimin Nobel të Paqes për dërgimin e ndihmës mjekësore dhe inxhinierike në vendet në zhvillim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF