KreuBordo Men

Smartfonët më të mirë për të apasionuarit ndaj fotografive

Me kalimin e viteve, smartfonët, po zëvendësojnë gradualisht një numër gjithnjë e më të madh pajisjesh elektronike, që më parë secili prej nesh i konsideronte si të pazëvendësueshme. Në këtë listë mund të fusim radiot zile, pasjisjet MP3 dhe mbi të gjitha videokamerat dhe fotokamerat.

LG G5

Flamurtari i markës LG në sektorin e smartfonëve konsiderohet si një nga telefonat më të mirë aktualisht në treg për të apasionuarti e fotografive. LG G5 është i pajisur me një kamer të përbërë nga dy sensorë, ku njëri është 16 mega piksel (MP) dhe tjetri 8 mega piksel (MP), ndërsa kamera për selfie është 8 MP. Kamera kryesore bën foto të një cilësie të jashtëzakonshme, me ngjyra shumë besnike ndaj realitetit dhe me një ndriçim perfekt falë edhe një hapjeje optike f/1.8.

Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge

Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge padyshim që janë mes smartfonëve më të mirë në repartin e fotografive dhe shumë vështirë që të kenë konkurentë. Fotokamera kryesore ka një sensor Sony IMX260 prej 12 MP me një stabilizues optik dhe teknologji “Dual Pixel” që mundëson që të kesh një fokusim shumë të shpejt. Falë hapjes qendrore f/1.7, që gjejmë edhe te kamera për selfie që është 5MP, fotot e bëra në dritë të dobët janë gjithnjë shumë të ndriçuara dhe të qarta.

HTC 10

Pavarësisht se HTC është duke kaluar një periudhë jo të mirë, në aspektin ekonomik, vazhdon të prodhojë smartfonë të një cilësie të shkëlqyer si në aspektin hardware dhe atë software. Modeli më i fundit HTC 10 është i pajisur me një aparpt fotografik, që ndonëse nuk është më i shkëlqyeri, rezulton të jetë më i ekuilibruari dhe arrin të bëjë fotot me tonalitetet dhe ngjyrat më besnike me realitetin. HTC One 10 ka një kamer selfie prej 5MP me një hapje f/1.8 dhe me stabilizues optik, ndërsa kamera kryesore është 12MP me teknologji “Ultrapixel”, gjithnjë me të njëjtën hapje (f/1.8), që mundëson të kapet më shumë dritë në kushte ku ndriçimi është i dobët.

Apple iPhone 7 dhe 7 Plus

Apple iPhone 7 dhe 7 Plus janë të pajisur të dy me një kamer selfie prej 7MP me stabilizues dixhital dhe një hapje f/2.2. Tek iPhone 7 gjejmë një kamer kryesore me një sensor prej 12MP me stabilizues optik dhe një hapje prej f/1.8. Ndërsa në versionin Plus gjejmë një kamer të përbërë nga dy sensorë prej 12MP secili dhe me stabilizues optik. iPhone 7 Plus është i pajisur gjithashtu me lente prej 28mm dhe ka një hapje prej f/1.8. Të dy smarfonët bëjnë foto me një cilësi të jashtëzakonshme dhe janë një linjë me konkurentët kryesore Android. Por ajo që është një plus i vërtetë është se Apple ka arritur të vendos një zoom optik 2x.

Huawei P9 Plus

Smartfoni P9 Plus, vëllai më i madh dhe i fuqishëm i modelit Huawei P9, nuk mund të mungojë në këtë listë. Sikurse të gjithë e dimë tashmë Huawei ka filluar një bashkëpunim të ngushtë me gjigantin “Leica” për të prodhuar kamerat në smartfonët e tij. Huawei P9 Plus është i pajisur me një kamer me dy sensorë, me dopio flash LED dhe ka një fokusim me lazer. Sensori i parë është një Sony IMX286 prej 12MP me piksela që janë 1.25um dhe një hapje f/2.2, ndërsa sensori i dytë, është gjithashtu 12 MP, por bën foto bardhë e zi dhe me 300 për qind të ndriçimit. Për më tepër ka një kontrast 50 për qind më të lartë. Cilësia e fotove që del nga kombinimi i këtyre dy sensorëve magjeps edhe fotografët që përdorin pajisje profesionale. Edhe kamera për selfie është e mirë, me një sensor prej 8MP dhe hapje f/1.9. I vetmi aspekt ku mund t’i bëjmë kritika këtij smartfoni është sektori i videos, ku mungesa e një stabilizuesi optik ndjehet shumë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF