KreuStil Jetese

Romina e dashuruar?! Ja se ç’thonë Albano dhe e bija

Pasi publikoi në Instagram fotografinë e partnerit të saj të ri, Romina Power dukej më e dashuruar se kurrë. Të paktën deri në deklaratat e fundit të vajzës së saj Cristel Carrisi: “Fotoja me mamin dhe Brian Sweeney? Ishte një shaka”

  “Tashmë nuk fshihemi më”. Kështu kishte shkruar Romina Power në Instagram dhjetë ditë më parë, duke i lajmëruar kështu ndjekësit e saj për dashurinë e saj të re: Brian Sweeney. Kjo nënkuptonte se nuk do të kthehej me Al Banon, por që kishte vendosur të kthente faqe dhe të vazhdonte të jetonte. (Për më shumë rreth kësaj lexoni këtu:https://bordo.al/2016/11/29/romina-power-e-dashuruar-tani-nuk-fshihemi-me/)

Të paktën kështu besonim. Ka qenë pikërisht e bija Cristel, që në revistën javore Gente, ka rrëfyer të vërtetën e saj. “Kam lexuar të flitet rreth kësaj historie, është absurde. Ishte një shaka!”. Cristel që pak kohë më parë ëshë martuar, ka shtuar më tej “Ndoshta nuk do ta besoni këtë që po ju them por, ai është një njeri që mamaja sapo e ka njohur dhe me të cilin ndan pasionin e saj për filmat e vjetër të Hollywood-it”.

Edhe Al Bano, i pyetur nga Gente, ka shtuar një koment rreth dashurisë së re të ish-bashkëshortes së tij: “Çfarë doni t’ju them për Rominën? Unë nuk kam dëgjuar asgjë rreth kësaj historie, por gjithsesi nuk më përket mua”. Ndryshe nga Cristel dhe Al Bano, Romina Power zgjedh të heshtë. Cila do të jetë e vërteta?

                                                                                                          /BORDO/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF