KreuStil Jetese

Eni Çobani: “Gjëja më e mirë që kam bërë në këtë botë”

Eni Çobani, një njeri i drejtësisë por tanimë edhe një figurë shumë e dashur e ekranit, nëpërmjet saj dikush me siguri mund ta identifikojë femrën shqiptare ndryshe. Një femër në karrierë, pjesë e debateve të ndryshme televizive, edhe pse më së shumti  njihet prej rubrikës “Shihemi në gjyq!”. Por ka një aspekt të Enit, për të më i rëndësishmi, që shumë pak e njohin. Eni përpos të tjerave është nënë, edhe djali i saj sot feston datëlindjen 18-vjetorin. Si çdo nënë ajo e konsideron të birin si gjënë më të vyer që ka në jetë, të cilit është munduar t’i përcjellë vlera që sot e bëjnë atë të ndihet krenare.

I ka dedikuar në Instagram, përbri fotos së tyre bashkë nënë e bir, fjalë emocionuese: “Ti je gjëja më e mirë që kam bërë në këtë botë biri im dhe besoj se kësaj bote i kam falur një vlerë më shumë. U bëfsh 118-vjeç ylli im!”

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF