KreuBusull

Ngjarjet më të bujshme të 2016

Fitorja e Donald Trump, Brexit, kriza migratore dhe tragjedia e Alepos janë disa nga ngjarjet që kanë shënuar vitin 2016.

– ”Tërmeti” Trump –

Më 8 nëntor, miliarderi republikan, Donald Trump, një populist 70 vjeç, pa asnjë eksperiencë politike, u zgjodh në Shtëpinë e Bardhë. Ai mundi demokraten, Hillary Clinton.

Viti 2016 shënoi gjithashtu në mbarë botën një rritje të populizmave, nga Azia, ku filipinasi Rodrigo Duterte regjistroi një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale në fund të një fushate të jashtëzakonshme, në Evropë ku formacionet nacionaliste dhe ekstremi i djathtë përparuan ndjeshëm.

– Brexit –

Më 23 qershor, britanikët u shprehën me 52 për qind gjatë një referendumi për një dalje nga Bashkimi Evropian. Kryeministri konservator, David Cameron jep dorëheqjen, zëvendësuar nga Theresa May. Kjo e fundit premtoi se do të fillonte para fundit të marsit 2017 artikullin e Traktatit të Lisbonës, procedurë zyrtare që do të nisë Brexit.

– Barriera përballë migrantëve –

Duke nisur nga muaji shkurt, “rruga ballkanike” që të çon nga Greqia drejt Gjermanisë dhe marrë nga qindra mijëra migrantë në 2015 është mbyllur.

Në mars, BE-ja dhe Turqia arritën një marrëveshje të kundërshtuar që parashikon kthimin e të gjithë migrantëve e mbërritur në Greqi.

Nëse fluksi i klandestinëve drejt Evropës nëpërmjet ishujve grekë, pjesa më e madhe e migrantëve kalojnë tashmë nga Italia. Të paktën 4 700 persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur nga mbytjet e anijeve në Mesdhe në vitin 2016.

Në Francë, getoja më e madhe në vend “Xhungla e Kalesë” u mbyll në fund të tetorit dhe 7 000 banorët e saj u evakuan.

– Martirja Alepo –

Qyteti i Alepos, në veri të Sirisë është në fazën e marrjes së plotë nga trupat e pro-regjimit, që kanë ndërmarrë së bashku me aleatët e tyre një ofensivë të dhunshme kundër lagjeve rebele në lindje që prej 15 nëntorit.

Nëse Perëndimi ka denoncuar këto krime lufte dhe kritikuar pengesat nga ana e Rusisë, aleate e Bachar al-Assad, komuniteti ndërkombëtar ka asistuar i pafuqishëm në Alepon martire.

Lufta ka shkaktuar më shumë se 310 000 të vdekur që prej marsit 2011.

– Terrorizmi –

Pavarësisht regresit në Siri, Iraku dhe Libia, grupi i Shtetit Islamik ka marrë përsipër apo inspiruar sulme të shumta në botë.

Disa vende perëndimore, mes të cilëve dhe Franca (Nice, 86 të vdekur), SHBA (Orlando, 49 të vdekur), Belgjikë (Bruksel, 32 të vdekur) dhe Gjermania janë goditur nga atentatet e përgjakshme.

Turqia është prekur disa herë nga sulmet që i atribuohen Shtetit Islamik dhe kurdëve, që kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur.

Afrika Perëndimore nuk është kursyer me atentate të Al-Kaedas veçanërisht në Burkina Faso dhe në Bregun e Fildishtë.

– Turqi: grusht i shteti dhe dënime –

Natën e 15-16 korrikut, një divizion i ushtrisë tentoi të rrëzonte Recep Tayip Erdogan. Dështimi i grushtit të Shtetit, për të cilin u akuzuar predikuesi, Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA, i mundësoi presidentit të riforconte autoritetin e tij.

Më shumë se 37 000 persona janë arrestuar dhe 100 000 të shkarkuar apo të pezulluar. Regjimi ka rritur numrin e arrestimeve mes prokurdëve.

– Ndryshim në Amerikën Latine –

Pas Argjentinës në vitin 2015, Brazili i dha fund në muajin gusht 13 viteve dominim të së majtës, me largimin e Dilma Rousseff trukim të llogarive publike dhe ardhjen në pushtet të kandidatit të qendrës, Michel Temer.

Peruja gjithashtu zgjodhi në muajin korrik liberalin e qendrës së djathtë, Pedro Pablo Kuczynski.

Dhe në Venezuelë, që po kalon një krizë të rëndë ekonomike, presidenti socialist, Nicolas Maduro u përball me një opozitë të fortë dhe manifestime në rrugë.

– Vdekja e Castros –

Më 25 nëntor, Fidel Castro, babai i Revolucionit kuban dhe figura e madhe dhe e fundit e komunizmit ndërkombëtar, vdiq në moshën 90-vjeçare. Ai do të sfidonte 11 presidentë të SHBA-së.

– Shkencat –

Në muajin shkurt, fizikantët njoftojnë dëgjimin e drejtpërdrejtë të valëve gravitacionale duke konfirmuar një parashikim të Albert Einstein në teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm në vitin 1915.

– Rok: lotë dhe nderime –

Rroku njohu n jë vit zie me vdekjen e disa legjendave si britaniku, David Bowie, amerikani Prince dhe kanadezi, Leonard Cohen.

Por 2016, është shënuar gjithashtu edhe me kurorëzimin e Bob Dylan, me çmimin Nobel për Letërsinë.

 

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF