KreuArt

Biblioteka më e madhe në botë (ka kushtuar një dollar)!

Atje ku dikur gjendej një bankë sot ka një qendër kulturore me një bukuri të jashtëzakonshme. Meritë e një dollari, të një artisti dhe të një ‘thesari’ plot e përplot me…

Biblioteka më e madhe në botë? Ka kushtuar një dollar. Me sa duket ëndrra amerikane ekziston ose më saktë ekziston nëse një njeri merr përsipër të vërë dorë në një ndërtesë të vjetër të shekullit të kaluar gati për t’u demoluar (një veprim që kushton më shumë se një dollar) dhe nëse gjendesh në Chicago, një qytet amerikan me historinë më të fuqishme arkitektonike. Theaster Gate, që ka lindur në Chicago, është artisti që me një dollar ka blerë një pjesë historie të këtij qyteti dhe ka realizuar një librari gjigante duke plotësuar muret e larta me libra dhe libra, akoma më shumë libra të përdorur, të cilat ia vlejnë të lexohen dhe rilexohen ende një mijë herë të tjera. Quhet Stony Island Art Bank dhe ekziston vërtet. Dhe le ta themi se edhe puna komplekse e restaurimit dhe e përgatitjes së hapësirës ka kushtuar shumë më shumë se një dollar të shpenzuar për të “shpëtuar” muret. Por: rezultati është i tillë, që mund të të shtyjë të udhëtosh drejt Chicagos. Nëse jeni duke pyetur përse emri i kësaj biblioteke të gjendur në Stony Island Avenue dhe qendre kulturore është 6760 S, mjafton të kthehemi në vitin 1923, kur William Gibbons Uffendell dizanjoi dhe ndërtoi atë që ishte banka e parë nga e cila mbetën, thesari, hyrja kryesore dhe aksione druri për të mbuluar muret.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF