KreuStil Jetese

Pippa shtyn dasmën, dukesha Kate sërish shtatzënë?

Kate Middleton është shtatzënë me fëmijën e tretë?! Me sa duket lejleku po fluturon përsëri në Kensington Palace!

George dhe Charlotte mund të bëhen së shpejti me një vëlla ose motër të vogël. Është ky lajmi që po qarkullon (përsëri) në portalet britanike këto ditë: sipas atyre që shkruhet, Kate Middleton është shtatzënë dhe pret fëmijën e tretë. Do të ishte ky një lajm i shkëlqyer, por tani për tani Kensington Palace nuk ka konfirmuar ende asgjë.

Edhe katër muaj pas lindjes së Charlotte u dëgjua të flitej se Kate ishte përsëri shtatzënë dhe portalet shpërthyen me hipoteza nga më të ndryshmet. Kësaj here në të kundërt ka shumë gjasa që lajmi të jetë i vërtetë. Ajo çka i shton dyshimet është data e martesës së Pippa Middleton dhe James Matthew, të cilët do të martohen në kishën St.Mark’s në Englefield në verë. Dasma ishte caktuar për në pranverë por me sa duket data është shtyrë pasi pritet të lindë një tjetër trashëgimtar.

Kate nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të pasur një familje të madhe . Një burim i afërt me familjen mbretërore ka deklaruar se Kate nuk do të ishte e kënaqur me vetëm 3 fëmijë, pasi dëshira e saj është që të ketë katër.

Kate nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të pasur një familje të madhe . Një burim i afërt me familjen mbretërore ka deklaruar se Kate nuk do të ishte e kënaqur me vetëm 3 fëmijë, pasi dëshira e saj është që të ketë katër.

                                                                                                                                /BORDO/A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF