Rozana Radi shpërthen në rrjet: Vrasës!

Rozana Radi është fituesja e edicionit të fundit të “Këngës Magjike” dhe duket se po kalon një ndër momentet më të mira në karrierën e saj. Pas shumë programeve televizive ku ajo ka marrë pjesë, erdhi një çmim i madh në të njëjtën kohë kur ka nisur programin në krah të gazetares Fiori Dardha. Radi fitoi “KM” me një këngë që ngjalli shumë diskutime, por nëse mendoni se Rozana bëri një këngë thjesht sa për ta bërë gaboheni! Edhe në këngë të tjera ajo ka shprehur indinjatën ndaj shkeljes së të drejtave të fëmijëve dhe femrave duke protestuar sipas mënyrës së saj: me këngë. Por duke parë ngjarjet që po ndodhin në Aleppo të Sirisë, Rozana nuk e ka përmbajtur dot veten. Ajo ka publikuar një foto ku shihet një burrë që mban në krahë një fëmijë të pajetë. Kjo foto e ka indinjuar shumë Rozanën e cila ka shfryrë dufin ndaj atyre që e kanë çuar qytetin sirian në këtë pikë. “Dhe kete ju e quani jete? ????? Vrases”, shkruan Rozana në Instagram. Ngjarjet e Aleppos kanë shkaktuar një reagim të madh në rrjet dhe Rozana porsi shumë të tjerë ka shprehur irritimin e saj për atë që po u ndodh grave dhe fëmijëve të pafajshëm në Siri.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *