KreuArt

Konispoli nga aparati i Nëntor Osekut

Konispoli është qyteti më jugor i Shqipërisë, njëkohësisht i vetmi qytet i Çamërisë që ka mbetur brenda kufijve të Shqipërisë (sot quhet Çamëria Veriore). Tri Qafat e rrethinës së Konispolit (Qafë-Bota, Qafa e Madhe dhe Qafa e Likojanit) janë dëshmitare të gjalla të eksodit të çamëve, që u përzunë nga vatrat e tyre të mbetura në Greqi.

Konispoli ka rreth 3500 banorë. Qyteti me një lartësi 300 metra mbi nivelin e detit i ngjan një ballkoni natyror, nga shihet horizont i gjerë i Detit Jon. Shtëpitë e konispolatëve, me lashtësi mbi 200 vjeçare, kanë arkitekturë karakteristike, të ngritura me gurë dhe të shpërndara rreth pemishteve frutore dhe ullishtave.

Konispolatët njihen në tërë vendin si njerëz të zellshëm, punëtorë, shumë mikpritës dhe atdhetarë.

Popullsia e kësaj ane, falë kushteve të volitshme klimatike, njihet me kultivimin e mandarinave, portokajve, limonëve, ullinjve, prodhime këto që eksportohen jo vetëm në disa rrethe të Shqipërisë, por edhe në Greqi, Kosovë dhe në disa vende tjera të rajonit.

Në pjesën veriore të Konispolit është ngritur monumenti i viktimave çame, ndërsa në fshati Xarrë ndodhën varrezat e martirëve të gjenocidit grek ndaj çamëve.

Këto fotografi janë realizuar nga Nëntor Oseku, i cili njihet tashmë si fotografi që mahniti jurinë e konkursit “Colours of Albania” me fotot e tij për Shqipërinë. Përpos pasionit, Oseku synon që përmes fotografisë të përcjellë imazhet e bukurive natyrore shqiptare, me qëllim promovimin e Shqipërisë. 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF