KreuFashion

Mijëra persona lahen në mes të ngricës për Vitin e Ri

Mijëra persona janë zhytur dje në Detin e Veriut përgjatë bregut holandez, ndërkohë që në Francë, pranë Dunkërk, 500 persona janë zhytur për të festuar Vitin e Ri 2017.

Në Sheveningen, pranë Hagës, ku është organizuar zhytja më e madhe në botë me rastin e Vitit të Ri, mijëra persona që mbanin në kokë kurora me ngjyrën kombëtare portokalli, janë hedhur në ujë duke lëshuar britma para se të dilnin menjëherë nga uji i ftohtë me temperaturë shtatë gradë Celsius.

Të rinjtë, të veshur si gorilla, si banane apo superheronj, kanë kërcyer për t’u ngrohur para se të mblidheshin për të kryer, në një temperaturë ambienti prej pesë gradë Celsius, zhytjen e madhe.

“Një mënyrë e freskët për të filluar vitin!”, theksoi Mary Adriaensen, 35 vjeç, me origjinë nga Arnhem, në lindje të Holandës.

Në total, për edicionin e 57-të, rreth 52 000 persona kanë marrë pjesë në zhytjet e organizuara në 142 vende në mbarë Holandën si dhe në 22 vende të tjera të botës nga Curaçao në Australi duke kaluar në Gambie.

“Nga pjesa franceze, vetëm 500 persona kanë guxuar të futen në ujërat e ngrira të Detit të Veriut, për festën tradicionale “banjo e akullt” në Malo-les-Bains (Veri), pranë Dunkërk”, theksoi një gazetar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF