KreuBordo Men

Edhe Andrea Bocelli tërhiqet nga pjesëmarrja në inagurimin e presidentit Trump, ja arsyeja

I famshmi Andrea Bocelli nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump, ashtu sikurse ishte vendosur. Ai është kërcënuar me vdekje, duke iu bashkuar kështu listës së artistëve që kanë anuluar pjesëmarrjen në ceremoninë presidenciale.

Kur Bocelli njoftoi se nuk do të këndojë në ceremoninë e inaugurimit të Trump, u raportua gjerësisht se kjo tërheqje e tij ishte për shkak se, fansat kishin lajmëruar që do të bojkotojnë çdo koncert të tij.

Por sipas Daily Mail, një burim i afërt me Bocellin ka thënë se, “Andrea është shumë keq që po humb mundësinë për të kënduar në një event të tillë ndërkombëtar, por ai është këshilluar që për t’iu shmangur rrezikut pas kërcënimeve  me jetë që ka marrë, të tërhiqet nga pjesëmarrja e tij.”

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF