KreuBordo Men

Pagani Huayra Roadster… thjesht e mrekullueshme!

Evoluimi i fundit i Pagani Huayra, versioni Roadster, do të prezantohet zyrtarisht në sallonin e radhës në Gjenevë. Krijesa e fundit e Horacio Pagani do të prodhohet në 100 ekzemplarë, që të gjithë janë shitur që tani me një vlerë prej 2,135 milionë euro.

Peshon 1 280 kilogram, 80 kg më pakë se sa varianti i mbyllur. Një rekord për një super veturë që është arritur falë përdorimit të teknologjive që realizojnë karbonin-titan. Një material i ri që garanton peshë më të lehtë dhe 52 për qind më shumë rezistencë.

Prestacionet e kësaj veture janë nirmalisht ato të një super veture, që arrin 0 në 100 km/h për rreth tre sekonda dhe kalon 350 km në orë.

Meqënëse të 100 modelet janë të blera ende pa u prodhuar, mund të shijoni këtë mrekulli të teknologjisë automobilistike në galerinë tonë të fotove.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF