KreuBordo Men

Kit Harington, imazhi i ri mashkullor i Dolce & Gabbana

Kit Harington, i pashmangshmi Jon Snow në seinë “Game of Thrones”, a do të njohë të njëjtën karrierë kinematografike si Matthew McConaughey? Si do që të jetë, aktori po ecën në hapat për t’u bërë muzë e Dolce & Gabbana. Duke filluar nga shtatori 2017, ai do të jetë imazhi i parfumit The One.

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, themeluesit e shtëpisë italiane, e njoftuan këtë në një komunikatë për shtyp këtë 2 mars, “Kit Harington është ashtu si ne imagjinojmë mashkullin Dolce & Gabbana, i ri, me sharm natyral, karizmatik, me tipare të theksuara të personalitetit”.

Fjalë që të apasionuarit e këtij seriali të suksesshëm me siguri nuk do t’i kontestojnë.  Mbetet për t’u parë nëse aktori ka dëshirën të jetë në krahë të Scarlett Johansson që mishëron deri tani pjesën femërore të kësaj linje në krahë të aktorit Matthew McConaughey.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF