KreuBusull

Destinacioni perfekt për të shijuar pranverën… Japonia!

Vështirë të ketë ndonjë vend që të mundë Japonninë kur bëhet fjalë për të festuar pranverën. Mbi të gjitha lulëzimi i qershive është një festë më vete, dërkohë që spektaklet dhe homazhet për natyrën dhe kulturën japoneze lulëzojnë kudo në vend. Vërtetë një shenjtërim i kësaj stine që të jep dëshirën të marrësh avionin dhe të nisesh për në vendin ku Lind Dielli.

Me siguri që gati kudo në Japoni, qershitë shndërrohen në një tërheqje më vete kur vjen pranvera. Një periudhë lulëzimi, gjatë së cilës degët e këtyre pemëve ngjyrosen me petale rozëdhe që bën pjesë në kulturën japoneze dhe që njihet ndryshe me termin Hanami (që do të thotë “të shohësh lulet”). Vendet më të bukura ku të shijoni këtë veçanti të japonisë janë Tokio, ku mund të gjeni kopshtin perandorak Shinjuku dhe arku Ueno Onshi që përbëjnë vlera të veçanta. Nëse dëshironi të largoheni nga kryqyteti mund të shkoni në Kauagushi ose në buzë të kanalit të Kiotos.

Prej më shumë se 140 vitesh, festivali i Mijako Odori tërheq pafund vizitorë në Kioto. I organizuar në një teatër tradicional, ky festival xjerr në skenë të famshmet geiko (geisha) dhe maiko (geisha nxënëse). Një spektakël i këndshëm që feston lulëzimin e qershive.

Por me ardhjen e kësaj stine, kopshti botanik i Kitakjushu shnëdrrohet në protagonistin e vërtetë të Japonisë. Arsyeja? Tyheli i tij, i përbërë krejtësisht nga lule glicina, që zgjatet në rreth 100 metra. Një atraksion floreal përrallor që ventëm vendi ku Lind Dielli di të dhurojë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF