KreuFashion

Lamtumirë buzë të fryra! Vjen trendi i ri i kirurgjisë plastike

Ndonëse në ditët e sotme është vështirë të shohësh foto të blogereve apo personazheve VIP që nuk i kanë buzët e fryra me anë të ndërhyrjeve estetike. Por sipas raportimeve më të fundit të estetikës duhet t’u themi lamtumirë buzëve të fryra sepse tashmë ato kanë nisur të zëvendsësohen me buzë të zvogëluara.

Ky trend është hasur fillimisht dhe është më popullor në vendet aziatike. Procesi i reduktimit-zvogëlimit të buzëve realizohet me anestezi lokale dhe kërkon 15-30 minuta kohë për një buzë, kohë kjo që varet sigurisht edhe nga masa që kërkon të reduktojë klienti. Mjekët thonë se dhimbja është e tolerueshme dhe ajo çfarë i këshillohet klientëve është të konsumojnë gjëra të buta deri sa enjtja të stabilizohet, e cila kërkon pak a shumë disa ditë deri në maksimumi një javë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF