KreuCelebrity

Pritja e ëmbël në 10 foto, nga dhjetori, deri në 1 orë më parë!

Lajmi për shtatzaninë e saj u bë ekskluziv në “Kënga Magjike 2016”, pas shumë e shumë aludimesh për një vërtetësi të mundshme. Që nga ajo kohë, nuk do mungonte shumë që të shihnim foto të realizuara me barkun që sa vinte e rritej, duke bërë kështu që klikimet në profilin e saj në Facebook e Instagram të shtoheshin si kurrë më parë. Fillimi i muajit maj e gjeti Tunën me një dashuri të tretë, përpos Patrisit, babait të djalit. Tiani i vogël, i cili njëkohësisht gëzon një emër shumë të veçantë, është kthyer në “modelin” më të shikuar të momentit, duke qenë se për fatin tonë, mami Tuna nuk e ka patur problem të publikojë foto të tij, që në ditën e parë. Këtë fenomen nuk e gjen shpesh tek VIP-at shqiptarë apo ata të huaj. Por, këngëtarja, e njohur ndër të tjera për stilin dhe jetën e saj   rebele, mesa duket i ka thyer rregullat edhe këtë herë. Gati çdo ditë, ne shohim Tianin, që për habinë tonë, duket sikur buzëqesh për aparatin. Edhe pse Tuna nuk i bëri publike të gjitha fotot e realizuara gjatë shtatzanisë, ne kemi krijuar një mini-set me 10 foto, nga dalja e saj e parë publike me djalin ende në bark, deri tek momenti i fundit i postuar 1 orë më parë. Klikoni në galeri për të parë më shumë. Tuna, sytë janë nga ty më shumë se kurrë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF