KreuBordo Men

Mbërrin S-Class i ri, vetura e VIP-ve

Mercedes shpalli fillimin e porosive për gjeneratën e re të S-Class, flamurtari luksoz më me sukses në botë, e preferuar nga VIP-at, menaxherët, sipërmarrësit, politikanët dhe krerët e shteteve. Modeli i ri ka pësuar ndyshime estetike, ka motorë të rinj dhe sisteme asistence për një pilotim perfekt, konsolidon rolin e tij prej pioneri në fushën e teknologjisë. Vetëm porositë e para që do të zhvillohen menjëherë me çmime që fillojnë nga 79 000 euro deri në 142 000 euro do të mund të merren në muajin gusht, ndërsa shitjet normale do të fillojnë në shtator.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF