KreuArt

Star Wars mbush 40 vjeç

Të apasionuarit e “Star Wars” në të gjithë botën janë bashkuar në rrjetet sociale me hashtagun #StarWars40th për të festuar 40 vitet e sagës. Nga shefi japonez që ka gdhendur personazhet në perime, duke u bazuar në fotot e kohës së daljes së filmit në kinema në 1977 , duke kaluar në fotot në set.

Ndërsa janë duke u hapur dy parqe kushtuar këtij filmi, saga po ia kalon James Bond , në mbledhjen e të ardhurave në kinema.

Në profilin zyrtar të Instagramit është shpaqur një filmim, që përshkruan hap pas hapi historinë e kryeveprës kinematografike, nga draftet e para të George Lucas për të krijuar karaktere, deri në përdorimin e efekteve speciale dhe zgjedhjen e kastit.

Star Wars e filloi udhëtimin e tij të gjatë shumë kohë më parë, por suksesi i tij nuk ka ndërmend të zvogëlohet. Në vitet e ardhshme  do të dalin katër kapituj të rinj të sagës, ndërsa për vitin 2019 është planifikuar hapja e dy parqeve mbi këtë temë.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF