KreuFashion

Të veshësh rrjetë? 5 të famshmet shqiptare e kthejnë në trend

Jo të gjithë u adaptuan me stilin e getave rrjetë, kur këto të fundit gjetën përdorim të gjerë në masë, duke u kthyer në një modë të re. Disa i cilësuan vulgare, ashtu sikurse të tjera femra i gjetën mjaft ekzaltuese, për t’ia shtuar si detaj pamjes së tyre. Si çdo gjë tjetër, edhe këto lloj getash duhen kombinuar me një veshje të caktuar. Nuk mund të pretendojmë, që diçka të tillë, ta veshim me një kostum zyrtar, apo jo? Kështu, është punë krejt më vete kombinimi i rrjetës me pjesën tjetër të rrobave. Nuk na shkoi ndër mend, se të famshmet shqiptare do ta pëlqenin kaq shumë një stil të tillë. Besa Kokëdhima është parë së fundmi, gjatë xhirimeve të klipit të ri, dhe ajo çka bie në sy, është një dorezë rrjetë, që del nga poshtë mëngës së xhaketës. Sara Kolami nuk e ka problem t’i kombinojë këto lloj getash, me fund e bluzë të shkurtër, duke sjellë risi. Flaka Krelani zgjedh t’i veshë poshtë xhinseve të çara…. Klikoni në galeri për të parë më tepër dhe na thoni, cilën veshje preferoni më shumë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF