KreuFashion

Cilën femër do të shohim  përkrah Ledrit?!

Ai është një nga këngëtarët më të kërkuar të momentit. Përpos zhanrit të muzikës që ka zgjedhur të performojë, Ledri Vula është i pëlqyer nga qindra vajza edhe për paraqitjen e tij të jashtme. Është ndoshta ndër meshkujt më “in” shqiptarë, e si i tillë tërheq vëmendjen gjithmonë, duke shtyrë fansat të kërkojnë të dinë më shumë, nga jeta e tij personale. Por, duket se dikush, i ka bërë Ledrit një ofertë, të cilën nuk ka mundur ta refuzojë! Këtë të premte, këngëtarin do ta shohim si pasagjer në një taksi shumë të veçantë, shofere e së cilës është aktorja Rudina Dembacaj. Kjo e fundit ka postuar pak minuta më parë në Instagram, një foto krahë për krahë reperit, ku rrjedhimisht zbulon personazhin e rradhës në “Mos i fol shoferit”, që pritet të ketë shumë shikueshmëri këtë fundjavë. Nuk dihet se çfarë do të arrijë të zbulojë aktorja nga ky personazh, por diçka është e sigurt: pyetjet pikante nuk do të mungojnë. Klikoni në galeri për të parë postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF