“Transformers: The Last Knight”, mbërrin kalorësi i fundit në Millennium

Mendoni dy herë për heronjtë tuaj, sepse çdo legjendë e ka një sekret. Dhe ka një moment kur i fundmit thirret për të bërë pikërisht diferencën, siç edhe Kalorësi i fundit në “Tranformers”. Episodi i pestë i sagës më të famshme kinematografike “Transformers: The Last Knight” që mban firmën e Michael Bay shfaqet premierë në kinema Millennium prej datës 22 qershor vetëm një ditë para se të fillojnë projeksionet amerikane të filmit.
Duke risjellë si bashkëprotagonist Mark Wahlberg, në rolin e Cade Yeager, ky kapitull sjell një histori thuajse finale ku Njerëzit dhe Transformers janë në luftë ndërsa Optimus Prime ka ikur. Çelësi për të shpëtuar të ardhmen fshihet në sekretet e të shkuarës në historinë e fshehur të Transformers në Tokë. I mbetet një aleance të pazakontë midis Cade Yeager (Mark Wahlberg), Bumblebee, një lord anglez (Anthony Hopkins) dhe një profesore të Oskfordit (Laura Haddock) për të shpëtuar botën.
Michael Bay rikthehet në karriken e regjisorit për të drejtuar të pestin “Transformers” që nga viti 2007 me një skenar të shkruar nga Art Marcum, Matt Holloëay, dhe Ken Nolan. Kasti i aktorëve udhëhiqet nga Mark Wahlberg, Josh Duhamel, Anthony Hopkins, Laura Haddock, Jerrod Carmichael, Isabela Moner, dhe Santiago Cabrera. Mark Wahlberg dhe Stanley Tucci vijnë nga rolet e tyre në “Age of Extinction”, Josh Duhamel dhe John Turturro rimarrin role e tyre nga tre filmat e mëparshëm.
 “Transformers: The Last Knight” pritet të arkëtojë 70–75 milionë dollarë nga 3,900 kinema amerikane në pesë ditët e para të projeksioneve. Gjithashtu filmi do të fillojë të shfaqet në mbarë botën ku pritet që të arkëtojë 167–200 milionë dollarë në ditën e parë. Specialistët mendojnë se filmi do të arrijë të mbledhë 290 deri në 400 milionë dollarë të ardhura në mbarë botën. Filmi është një nga më të shtrenjtët e serisë “Transformers” me një buxhet prej 260 milionë dollarësh.
Filmi bazohet në mitin e mbretit Artur cfarë plotësonte edhe një nga dëshirat e vjetra të regjisorit për të realizuar një film me këtë personazh. Pas përfundimit të filmit “Transformers: Age of Extinction” (2014), skenaristët zhvilluan dy histori të ndryshme të filmit duke përfshirë njëra mitin e mbretit Artur dhe tjetra luftën e dytë botërore. Në fund regjisori vendosi që të përfshinte të dyja këto linja në skenarin final të filmit. Ky është i dyti film i Michael Bay  me temë nga Lufta e Dytë Botërore pas “Pearl Harbor” (2001).Michael Bay është shprehur se ky do të jetë film i fundit i sagës që ai drejtoi, për momentin të paktën. Nëse ai do të gjejë një histori të mirë patjetër që është i hapur të për vazhduar punën e tij si regjisor
Ky është film i dytë hollivudian që xhirohet në Kubë pas “The Fate of the Furious “(2017). Të dy filmat kanë të njëjtin aktor, Tyrese Gibson që ka luajtur në role kryesore në tre filma “Transformers” dhe në sagën “Fast & Furious”.
Saga kinematografike e “Transformers” ka nisur në vitin 2007, me Steven Spielberg  si producent ekzekutiv dhe në cdo kapitull të saj ka shënuar rekorde arkëtimesh duke u cilësuar si një nga sagat më të suksesshme të Paramount Picture.
***
Pesë mikesha të vjetra (Scarlett Johansson, Jillian Bell, Zoë Kravitz, Ilana Glazer, Kate McKinnon) kolegji bashkohen sërish pas 10 vitesh për të kaluar një fundjavë të cmendur beqarie në Majami. Por festa e tyre merr një kthesë të papritur kur ato padashje vrasin një nga striptistët meshkuj. Por edhe në çaste të vështira ato dinë që të rrijnë bashkë dhe pranë njëra –tjetrës. Ky është “Rough night” komedia e zezë që fillon projeksionet shqiptare më 22 qershor në kinema Millennium
“Rough Night” është drejtuar nga regjisorja Lucia Aniello  e cila shënon debutimin e saj në filmin me metrazh të gjatë. Skenari i filmit është shkruar nga vetë Aniello dhe Paul W. Downs dhe në rolet kryesore interpretojnë  Scarlett Johansson, Zoë Kravitz, Kate McKinnon, Jillian Bell, Ilana Glazer. Kastit të aktoreve i janë bashkuar edhe  Demi Moore, Ty Burrell dhe Colton Haynes. Aktoret Jillian Bell dhe Ilana Glazer kanë punuar më parë së bashku në filmin “The Night Before” (2015).
Filmi është lancuar në Amerikë më 16 qershor dhe xhirimet e tij u realizuan në Long Beach, Kaliforni. Ndërkohë kritika e specializuar e ka vlerësuar filmin për interpretimin e aktoreve duke theksuar notat e humorit përgjatë skenave të vecanta.  Në ditën e parë të projeksioneve komedia ka arkëtuar 12.2 milionë dollarë në Amerikë, kundrejt një buxheti prej 20 milionë dollarësh.
easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *