KreuFashion

Nëse mendoni se makaronat ju shëndoshin, gaboni rëndë…!

Sa herë kemi dëgjuar për eleminimin e karbohidrateve nga dieta ushqimorë, për të humbur kilogramët e tepërta. Sa e sa vajza nuk konsumojnë bukën, makaronat e brumërat në tërësi, në mënyrë që të veshin fuatanin e preferuar. Kështu, detyrohemi të heqim dorë nga produktet më të shijshme, për hir të trupit.

‘Makaronat të shëndoshin!’, është shprehja që kemi dëgjuar më shpesh, e pse jo, në plot raste e kemi zbatuar. Por, për të gjithë të apasionuarit e kuzhinës italiane, kemi lajme të mira! Sipas studimeve më të fundit, shtimi në peshë si pasojë e makaronave është thjesht një mendim I GABUAR. Jo vetëm që kjo nuk ndodh, por ky ushqim ndikon në të pasurit trup me forma perfekte, duke ndikuar në formimin e vitheve dhe krijimin e një mesi të përkryer.

Makaronat nuk duhen eleminuar nga dieta, sidomos nga ajo mesdhetare, që sipas çdo studimi, ka rezultuar më e shëndetshmja deri më tani. Vlerat e tyre ushqyese ndihmojnë në ruajtjen e vlerave normale të indeksit trupor, e për këtë arsye të gjithë duhet t’i rikthehemi pjatës së makaronave. Yummy!!! Vetëm kujdes: si me çdo gjë tjetër, mos e teproni në masë. Ne ju thamë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF