KreuCelebrity

Shtëpia e Tupac, tani në shitje për 2.6 milion dollarë…

E lokalizuar në Woodland Hills të Los Anxhelosit, shtëpia ishte marrë me qera posaçërisht për reperin nga kompania e tij Death Row Records. Tupac, së bashku me të fejuarën e tij Kidada Jones, ishin në proçeset e blerjes së pronës, në kohën kur reperi humbi jetën tragjikisht, gjatë një shkëmbimi zjarri në 1996.

Ambjenti i përbërë nga gjashtë dhoma gjumi, katër banjo e një pishinë, do të ishte shtëpia e fundit e Tupac. Edhe pse pronari aktual shpenzoi një milion dollarë për investim, kjo pronë ia ka dalë gjithmonë të cilësohet si e Shakur. Me një sipërfaqe prej afro 544 m2, në ambjentet e shtëpisë do mund të gjendet një studio muzikore, dhomat me pamje nga qyteti, dy garazhe, që kanë kapacitetin të mbajnë 15 makina, oxhaqe, tre dollapë në madhësinë e dhomës, si dhe Jacuzzi në një prej banjove.

Kjo pronë ka dalë tashmë në shitje për një vlerë prej plot 2.6 milion dollarë amerikanë. Në galeri do të mund të gjeni ambjentet më marramendëse të shtëpisë, të cilat do ta kuptoni që e justifikojnë deri në fund çmimin e vënë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF