KreuArt

Cilët personazhe do të shohim në kalendarin e Pirelli-t për vitin 2018?

Në vitet e fundit, Pirelli është bërë i famshëm në të gjithë botën me kalendarët e tij. Përmendim vitin 2016, vit në të cilin fotografja e njohur Annie Liebovitz fotogrofoi 13 prej grave më me ndikim të vitit, ajo zgjodhi që t’i fotografonte ato të veshura. Në vitin 2017, Peter Lindbergh zgjodhi 14 fytyrat e tij të preferuara të Hollywood-it duke mos i prekur fotot dhe duke i lënë origjinale. Madje edhe personazhet e zgjedhur kishin përdorur shumë pak make up.

Në kalendarin e vitit që po vjen, fotografi Tim Walker ka zgjedhur të punojë me 17 modelë dhe artistë të cilët i bashkon ngjyra e zezë e lëkurës. Kjo është hera e dytë në 30 vitet e fundit që i gjithë stafi i një projekti artistik është me ngjyrë. Artistët si Naomi Campbell, Whoopi Goldberg, Rupal, Lupita Nyongo, Sean “Diddy” Combs, Djimon Hounsou, dhe  Duckie Thot, Slick Woods,  Adwoa Aboah të gjithë do të vishen për fotografin Walker në këtë fotoshooting me temë nga ‘Liza në botën e çudirave’ me stilistin Edward Enninful. Ja disa nga fotot  zyrtare të kalendarit Pirelli 2018.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF