KreuCelebrity

Kjo është veshja më e çuditshme që keni parë ndonjëherë!

I kujtoni rastet, kur keni parë paraqitje nëpër pasarela, e me vete keni thënë: “sa e çuditshme…”? Eh, sfilatat e modës nuk janë të vetmet që sjellin veshje të tilla. Si thoni, sikur të darkoni me bashkëshortin diku në qytet, veshur me të zezë transparente, e dekolte ekstremisht të hapur, që lejon dukjen e plotë të gjoksit?

Kush bashkëshorte mund ta bëjë këtë, në fund të fundit?…Kim Kardashian! Jo se nuk e ka ekspozuar trupin ndonjëherë, por çdo paraqitje e këtij lloj tërheq vëmendje të veçantë. Mbrëmja e djeshme gjeti Kanye-n dhe Kim duke kaluar një darkë jashtë strehës familjare, e mesa duket, mbretëreshës së Kardashian i është dukur e përshtatshme një zgjedhje e tillë. Mos ndoshta Kim, ka ngatërruar eksterierin me dhomën e gjumit?…Klikoni në galeri për imazhin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF