KreuCelebrity

Pse mungoi The Weeknd në ditëlindjen e Selenës?

Këngëtarja Selena Gomez festoi 25-vjetorin e lindjes! Ndërsa shumë personazhe të famshëm preferojnë festa mondane ajo ka preferuar një festë intime mes mikeshash në një shtëpi të Los Angeles. Ambientet ishin zbukuruar me temën e dekorit ‘Fetish’ si kënga e saj e fundit.

Shumë dhurata, tullumbace, qirinj e tortë për këtë ditë të ëmbël të Selenës, të dokumentuar në Instagramin e saj. Këngëtarja ka falenderuar mikeshat dhe ndjekësit për gjithë dashurinë e marrë në këtë përvjetor duke u shprehur se është ndjerë e bekuar. Sipas saj ky 25-vjetor ka për të qenë epik.

Asistentja e Gomez, Theresa Mingus ka zbuluar në profilin e vetë se festimet kanë filluar që në orën tetë. Vajza e ditëlindjes, Selena zgjodhi të ndantë në Instagram disa foto polaroid të cilat të bëjnë të mendosh se festa ka qenë fantastike!

Por, ra në sy mungesa e të dashurit të saj The Weeknd. Pse nuk mori pjesë ai në këtë festë? Për fat të keq, këngëtari ishte në shfaqjen e fundit të turneut në Evropë, pikërisht në Paris dhe nuk mundi të kthehej në kohë. Megjithatë, ai e kishte konfirmuar në Instastory se ishte duke fluturuar nga Parisi për në L.A.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF