KreuBusull

Momentet më të lumtura të verës Vip në Instagram

A e dini se hashtagu në fjalën perëndim në gjuhën angleze (sunset) ka mbi gjashtë  milionë like? Kurse fjala verë, pra ‘summer’ ka arritur të kapë shifrën 296 milionë.

Këto shifra përfaqësojnë magjinë e stinës së verës, të mbushur foto të shkrepura në  momente të bukura për t’u ndarë me të tjerët, gjatë orëve më të bukura të ditës. Një aperitiv me pamjen e perëndimit dhe pranë njerëzve më të dashur do të shkaktonte një emocion të veçantë, lumturinë! Një foto në orarin e lindjes së diellit ose perëndimit është gjithmonë kujtim i bukur kur je nën shoqërinë e duhur, mes miqsh e buzëqeshjesh.

Një tjetër shkrepje në ujë, një rreze dielli që ndriçon lëkurën tuaj, me flokët e ngatërruar nga era. Ja, për të gjitha këto momente ja vlen të shkrepni një foto. Kujtimet e stinës së verës do ju shtojnë humorin dhe energjinë për të përballuar pjesën tjetër të mbetur të vitit. Pse jo, një prej imazheve më të bukura që do të fiksoni mund ta vendosni edhe në tavolinën e zyrës suaj.

Është verë! Përjetoni edhe ju momente sa më të gëzueshme në natyrë, fiksoni lindjen e diellit ose perëndimin e tij, inspirohuni nga yjet e showbizit në galeri!

 

 

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF