KreuCelebrity

Pse paraqitja më e fundit e Beyonce po çmend internetin?

Kanë kaluar vetëm dy muaj nga ardhja e binjakëve Sir dhe Rumi në jetë, por kjo nuk do të thotë që Beyonce të qendrojë pasive me daljet në publik. Nga dalja e saj e parë pas përfundimit të pritjes së ëmbël, e deri më tani, fansat e këngëtares çmenden nga një foto në tjetrën. Pse ndodh ky fenomen?

Në imazhet më të fundit, Bey shfaqet e veshur me një bluzë të shkurtër të verdhë të markës Fila, pantallona të zeza të prera pak poshtë vitheve, kambale të zeza e një xhaketë ngjyrë ushtarake. Çanta Louis Vuitton spikaste po aq shumë sa pjesa tjetër e aksesorëve, e një dalje e tillë është komentuar si marramendëse e mahnitëse. Aq shumë janë apasionuar shumica pas një imazhi të tillë, sa disa nga revistat më prestigjoze kanë arritur të thonë: “Vallë të jetë njeri Beyonce?”… Ç’arsye fshihet pas një ekzaltimi të tillë? Trupi i rregullt post-shtatzëni i Knowles. Epo…800,000 dollarë i shoenzon për dadot, plus orët e pafundme të kaluara në palestër, duke shtuar këtu dhe regjimin e fortë usbqimor: pse vallë po ndjejmë vetëm era para?! Njohur ndryshe si feministe e flaktë, me siguri Beyonce nuk do të dëshironte të ishte burim xhelozie për të tjera femra, që sakrifikojnë shumë më shumë në çastin e parë që bëhen nëna. Të jetë vallë marketing apo artistja sillet si feministe sa për sytë e publikut? Në galeri do të gjeni fotot e plota.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF