KreuCelebrity

Gjesti i Kryeministrit, që bëri Ema Andrean të fliste ndryshe…

Ajo është një ndër artistet më rebele në Shqipëri, e cila përveç aktivitetit si aktore, krijuese dhe pedagoge në Universitetin e Arteve, nuk nguron të shprehi dashurinë e pasionin për artin në tërësi. Mes shumë angazhimeve kryesisht të natyrës teatrale, Ema Andrea njihet ndryshe si ajo që nuk ka frikë të guxojë si në mendim, ashtu dhe në mënyrën e të shprehurit. Gjithmonë mbështetëse e artistëve të rinj e të vjetër, Ema ka patur një përplasje dikur me Kryeministrin aktual, Edi Ramën.

Gjithçka ndodhi gjatë mandatit të parë të Ramës, e shkak i shpërthimit të Andreas kundrejt Kryeministrit u bë “Nata e Bardhë”, event në të cilin ky i fundit ftoi artistët shqiptarë që jetonin jashtë, për të marrë pjesë në organizim. Irritimi i aktores ka arritur kulmin, kur nuk nguroi t’i dedikonte Ramës një status, për ta kritikuar për vëmendjen që duhej t’i kushtonte artistëve brenda Shqipërisë, e jo atyre që e kalojnë jetën jashtë kufinjve vendas. Duke i përmendur sakrificën që ajo dhe kolegêt e saj bëjnë për një shumë qesharake parash, Ema ka arritur ta quajë Kryeministrin ‘prepotent provincial’. Por, mesa duket Rama e ka hedhur të gjithën pas krahëve, e këtë e dëshmon gjesti i sotëm.

Andrea ka festuar ditëlindjen, e mes shumë urimesh nga fansat e miqtë, një verë e paketuar në një kuti druri ka qenë dhurata e Kryeministrit për Emën. Gjithçka e personalizuar në emër të tij, duke filluar nga etiketa e deri tek shkrimi përsipër paketimit – me siguri ky ishte gjesti i fundit që aktorja priste nga Rama. Duke u bazuar në një urim të tillë, Ema e ka postuar foton e dhuratës në rrjetet sociale, ku ka shkruar: “I kujdesshëm dhe elegant ky mendim. Falemnderit, Edi Rama!” Imazhi është parë në faqet zyrtare të Andreas si në Facebook dhe Instagram, e ndoshta ky është një tregues që marrëdhënia mes tyre është ndrequr sadopak. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF